Rama nis hakmarrjen ndaj artistëve që protestojnë për mbrojtjen e Teatrit, kërkon shkarkimin e Neritan Liçajt

150

Teksa protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka kaluar vitin, sërish nuk mungojnë presionet nga qeveria.

Bëhet e ditur se, nga selia e qeverisë po bëhet presion që aktori i Teatrit Kombëtar dhe një prej aktivistëve më të zëshëm, Neritan Liçaj të pushohet nga puna. Qëllimi është ndëshkimi për shkak të protestës së përditshme të aktorit, i cili duhet theksuar se është ndër të parët që ka dalë publikisht kundër prishjes së godinës aktuale.

Në truallin aktual të Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn synojnë ndërtimin e 6 kullave, ndërsa sipas Partisë Demokratike në lojë janë plot 200 milionë euro.

Ditën e sotme, protestës në mbrojtje të Teatrit iu bashkua edhe ish këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obama, profesori amerikan David L.Phillips.