Rama mbërrin në Serbi bashkë me Zaev, Kosova kundër projektit serb

100

Edi Rama ka mbërritur në Serbi ku do të zhvillojë takim me Presidentin Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vizita e Ramës ka të bëjë me projektin e kahershëm të Vuçiç për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

Temë kryesore e takimit do të jetë propozimi i tij për krijimin e një “Shengeni të vogël”, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon dhe heqjen e pengesave për biznesin dhe rrjedhën e lirë të mallrave dhe njerëzve në territorin e tre vendeve, raportojnë mediat serbe.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik, që në fakt është një rijetësim i ‘Jugosllavisë’.

Të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.