Pse me vendimin e fundit të liderve të BE humbëm jo vetëm trenin, por edhe stacionin dhe vetë rrugën?

103

Sali BERISHA

Ne Bruksel me Edvin Mafine kesaj rradhe humbem jo vetem trenin por dhe stacionin edhe rrugen!

Miq, data 18 tetor e vitit 2019 do te gdhendet ne muret e kohes te ketij vendi me nje fjale te vetme, te cilen po e marr hua nga Viktor Hygo, fjalen qe u gjend e shkruajtur ne themelet e Katedrales: Fatalitet!

Kete date Shqiperia, endrra europiane e Frasherlinjve te pavdekshem dhe e rinise studentore te viteve 90-te dhe e mbare shqiptareve moren goditjen me te rende politike te 30 viteve te fundit.

Ato moren de facto ate qe quhet goditje e meshires pasi prej kater vitesh Edvin Kristaq Mafia me narkoshtetin e tij kishte futur ne vdekje klinike projekin e integrimit europian te Shqiperise.

Po pse me 18 tetor te vitit 2018 ne samitin e me te medhenjve te BE ne Bruksel projekti i integrimit europian te Shqiperise mori per shkak te Edvin Mafise nje goditje fatale?

Pse me vendimin e fundit te liderve te BE ne humbem jo vetem trenin, te cilin e humbasim kater vite me rradhe por humbem edhe stacionin dhe vete rrugen?

Vetem duke kuptuar çfare ndodhi vjet me Shqiperine ne Luksemburg mund tju pergjigjemi ketyre pyetjeve dhe te kuptojme fatalitetin qe ndodhi me ne me 18 tetor 2019 ne Bruksel!

Ne vitin 2018 Komisioni Europian duke konsideruar se jane plotesuar nga qeveria shqiptare 5 kushtet rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Ne pranvere te vitit 2018 Bundestagu hodhi poshte si te pa vertet pretendimin e Komisionit dhe shtoi nga 5 ne 7 kushtet qe duhet te plotesonte Shqiperia para hapjes reale te negociatave, duke i ndare njelloj si kete vit, dmth disa duhej te plotesoheshin para se te mblidhej Konferenca e Pare dhe te tjerat para se te mblidhej Konferenca e dyte, qe shenon dhe hapjen reale te negociatave pra te diskutimit me dy kapitujt e pare.

Ne Luksemburg Franca dhe disa vende te tjera mendonin se hapja e negociatave me Shqiperine qe nuk kishte plotesuar kushtet, nuk duhej te diskutohej fare deri sa vendi te plotesonte vertet ato, pasi edhe vet propozimi i Bundestagut deshmonte se Shqiperia nuk ka plotesuar kushtet.

Pas debatesh te gjata ne Luksemburg u arrit nje “Kompromis” i qendrimit gjerman qe negociatat te mos hapeshin me Shqiperine pa plotesuar 7 kushtet dhe qendrimit francez dhe i disa vendeve te tjera qe vendimi te merrej vetem pas plotesimit te kushteve, u arrit me vendimin unanim sipas te cilit ne rast se qeveria shqiptare do plotesonte 7 kushtet atehere hapeshin ne fundin e vitit 2019.

Keshtu qeverise shqiptare iu dhane 17 muaj kohe per te plotesuar kushtet.

Mirepo gjate ketyre 17 muajve Edvin Mafia jo vetem qe nuk plotesoi asnje nga 7 kushtet por:

a-)dolen rregjistrimet e publikuara ne Billd qe implikonin direkt Edvin Mafine dhe narkoministrat e tij.

b-)u publikuan dhjetra kronika dhe editoriale qe cilesonin shetitin e Edvin Mafise si narkoshtetin e vetem ne Europe

c-Edvin Mafia zhvilloi zgjedhjet e para moniste jo demokratike ne historine e pas renies se Perdes se Hekurt, te cilat u bojkotuan jo vetem nga opozita por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te Europes si dhe u damkosen nga raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR.

Megjithe keto Komisioni Europian deklaroi se Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte.

Pikerisht kjo gjendje detyroi Bundestagun te hedhe poshte si te pa vertet rekomandimin e Komisionit Europian dhe shtoi nga 7 ne 9 kushtet qe duhet te plotesonte narkoqeveria e Edvin Mafise para se vendi te hape negociatat dhe nuk cakoi asnje date pra shtyu sine die hapjen e negociatave.

Por shumica e vendeve ne Bruksel nuk pranuan kete propozim. Po pse? Ato nuk ishin dakord sepse nje propozim si ky por me 7 kushte i kishin pranuar 16 muaj me pare por Edvin Mafia nuk plotesoi asnje kusht dhe rrenoi standarte te tjera.

Prandaj dhe presidenti Macron deklaroi se nuk pranon te genjeje vetveten pasi siç thote fjala e urte ”me genjeve nje here eshte keq per ty por po me genjeve per se dyti eshte keq per mua sepse kam genjyer veten time”.

Prandaj dhe shumica e vendeve te BE bazuar ketu edhe ne P/Jo e Gjermanise refuzuan, hodhen poshte duke mos caktuar asnje afat kohor te Jo se tyre hapjen e negociatave me Shqiperine.

Miq, kesaj here ne kemi humbur jo vetem trenin per te katertin vit me radhe po kesaj here, fatale eshte sepse ne kemi humbur edhe stacionin dhe rrugen.

Presidenti Macron ne nje deklarate te cilen mediat me dashje apo pa dashje e kane censuruar, ne te cilen ai tekstualisht thote:

“Une thashe, une besoj se ka nje mospajtim lidhur me procesin e zgjerimit ne vetvete. Ende une besoj se ne mund te hapim nje fare diskutimi (me to, – shenim i imi) por pa u zgjeruar.

Askush nuk duhet te mundet te bashkohet (me BE, – shenim i imi) para se sa te reformoje veten e tij dhe ne para kesaj duhet te reformojme procesin qe ai te mund te jete i diferencuar dhe i rikthyeshem.

Mendoj se keto fjale deshmojne qarte se do te kete negociata por jo per zgjerim, pra per anetaresim, madje para kesaj duhet qe BE te reformoje vet procesin, ta beje ate edhe te rikthyeshem kur behen hapa mbrapa.”

Presidenti Macron kerkon vettingun e realizimit nga vendet kandidate te objektivave te anetaresimit dhe ai krekon pikerisht ndryshimin e procesit te vetingut.

Lidhur me kete qendrim agjensia Reuter njofton gjithashtu se vet presidenti thekson se: “nuk mund te kete progres drejt anetaresimit deri sa BE te ndryshoje ne menyren se si dhe kur kandidatet (si puna e Shqiperise, – shenim i imi) vetohen per plotesimin e objektivave te pranimit, te cilat varjojne nga politikat ekonomike tek te drejtat e njeriut dhe shteti ligjor.

Si perfundim, vendimi i Brukselit ishte fatal per projektin europian te shqiptareve, te cilin e bllokoi per 46 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes dhe duke filluar me keshilltaret e Fierit dhe mos votimin e tre ligjeve, dhe deri sot e bllokoi per 8 vite me radhe nga monstra e dyte e zeze kombetare Edvin Mafia! sb