Pse Denaj një pjesë të rimbursimeve të TVSH-së nuk i bën transparente në faqen e Ministrisë së saj?

130

Transparenca për Rilindjen ka qenë qysh ditën e parë të saj nocion me konotacion negativ, që duhej bjerrur sa dhe ku të ishte e mundur.

Në rastin konkret, znj. Denaj duhet të shpjegojë përse për një pjesë të konsiderueshme të rimbursimeve të TVSH-së (93/113), nuk bëhet transparente në faqen e ministrisë së saj, data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga subjekti?

Përse për një numër të vogël (20/113) detyrimi për publikim është respektuar dhe për shumicën e rasteve jo?

Se çfarë synon të fshehë institucioni përgjegjës, tashmë biznesi e ka të qartë. Subjektet e njohin shumë mirë realitetin lidhur me rimbursimin e TVSH-së: ka kërkesa që flejnë me vite e ka kërkesa që miratohen me urgjencë.
Rregulli ” – ” ka rënë me kohë. Kjo ishte e qartë edhe kur institucioni kishte përgjegjshëmrinë të publikonte datën e kërkesës.

Pavarësisht territ që institucionet krijojnë lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së tyre, dokumentet mbeten dhe personat përgjegjës për shkeljen e ligjit lidhur me procedurat e rimbursimit, apo të çdo ligji tjetër, do të përballen me këtë të fundit.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences