Ky është njeriu që e ka çuar popullin e Maliqit në mjerim prej dy dekadash

136

Konsiderohet si Kryebashkiaku më jetëgjatë në Shqipëri, i cili prej 20 vitesh ka punuar fort për të pasuruar familjen dhe fisin duke lënë në harresë popullin e tij “besnik”. Mjerimi që ka shpërndarë Gëzim Topçiu mbi popullin prej dy dekadash ka kaluar limitet.

Pavarsisht kësaj, ai arriti të përmbushte synimin e tij duke i shfrytëzuar gjithë këto vite në Bashkinë e Maliqit. Jo se i intereson varfëria ekstreme apo vuajtet që kalon populli i tij çdo ditë por Maliqi dhe disa ish-komuna pjesë e tij janë përfshirë në projektin 1 miliardë euro dhe si i pangopur që është pretendon të fryjë xhepat pak më shumë.

Por lind pyetja: Çfarë ka bërë Topçiu deri më sot për popullin? Çfarë të mire ka sjellë dha a ka përmbushur premtimet e dhëna për gjatë gjithë këtyre viteve?

Së fundmi banorët e dy fshatrave të Bashkisë së Maliqit Orman dhe Rrëmbec janë ngritur në protestë për mungësë të ujit të pijshëm. Rreth 5 mijë banorë prej 20 vitesh janë përballur me këtë problem mjaft shqetësues. Ata furnizohen një herë në javë me ujë dhe ai është jo i pijshëm, ku specialistët e shëndetit publik shpesh herë e kanë ndaluar përdorimin e tij.

Qindra njerëz janë përballur me sëmundje të ndryshme dhe mjaft serioze dhe kjo për shkak të ujit të ndotur që ata kanë konsumuar prej vitesh. Banorët paguajnë taksa ndërsa Bashkia me papërgjegjshmërinë e saj ia shpërblen duke mos investuar dhe duke i lënë në një gjendje të mjerueshme.

Por, ajo çfarë duhet të dini është se cila ka qenë arsyeja e vërtetë e kësaj proteste dhe kush e ka organizuar. Të urdhëruar nga Topçiu, Kryepleqtë e dy fshatrave Orman dhe Rëmbec kanë ngritur në këmbë popullin duke i dhënë mundesi të shprehin shqetësimet e tyre. Pra Topçiu po përpiqet të sigurojë fonde nga qeveria Rama duke përdorur popullin dhe në fund të marrë ai meritat. Me një lëvizje kaq të bukur dhe të “zgjuar” mendon se ka hequr gjithë peshën e përgjegjësive të tij nga shpatullat dhe ia lë Ramës. Një lojë e bukur për të zhvatur fonde nga qeveria dhe në fund përgëzimet dhe falenderimet t’i shkojnë atij.

Nga Donald KULLA
Kryetar i PD Maliq