Ishte dhe mbetet katranjos…

77

Nga Kastriot ISLAMI

Të gjithë e mbajnë mend si katranjos-gënjeshtar, pervers, grindavec e sherrxhi me të gjithë e për gjithçka derisa të merrte lodrën që i kishte vënë syri apo notën e pamerituar…

Katranjosi që grindej e zihej jo vetëm me shoqet e shokët por më vonë edhe me mësuesit, fillimisht se nuk i vinin në notë të mirë, pastaj fillonte të bënte sherr e të shante profesorin përse nuk i vinte një copë pesë…

Katranjosi që pasi u ngjit lart… filloi të pasurohej me para të pista dhe të kishte shokë kriminelë e trafikantë…

Katranjosi që në majë piramidës u shfaq edhe si hajdut, u bë mik i ngushtë i kriminelëve dhe trafikantëve…

Katranjosi që pagoi shuma të majme për të bërë foto e shtrënguar duart me profesorët…

Katranjosi që filloi të ulej në dreka e darka me profesorët thjesht për ti  treguar barcaleta e qyfyre banale…

Katranjosi që nuk shkonte në pritje e takime me brekushe e atlete….

Katranjosi që i doli boja shumë shpejt se e mbushi ekipin e tij me katranjosë, hajdutë, kriminelë, trafikantë…

Katranjosi i zhgarravinave që sorrollatej nëpër botë…

Katranjosi që varfëroi dhe nënshtroi shqiptarët duke i detyruar të emigrojnë…

Katranjosi që mbeti 7 vjet në klasë….se e mori vesh e gjithë bota se cili është…

Katranjosi i cili kur e shpallën ngelës për herë të shtatë filloi të akuzonte profesorin…

Katranjosi ngelës filloi të nxiste bandën e tij të shanin e ofendonin profesorin…

Katranjosi ndërmori së fundmi një fushatë te egër kundër profesorit duke ulëritur:

Unë e kalova klasën por më ngeli kot profesori se i ka inat shokët e mi…

Fajin e ka profesori që s’më dha një copë pesë ndonëse futa shumë miq për të kaluar klasën…

Unë vetë nuk e çaj kokën që ngela në klasë se kështu e kam më te lehtë për të bërë qejf…

Shokët e tij bërtisnin: profesori është legen se asnjë saj kishte kërkuar ta kalonte shokun tonë…

Përgjegjës është vetë profesori që ka shumë probleme të brendshme…

Profesori nuk kupton realitetin se e ka gruan të vjetër…

E çdo ti bëhej profesorit legen po të më vinte një copë pesë…apo ka hall mos i zija vendin…

Qytetarë të ndershëm dhe të aftë!

Fajin nuk e ka thjesht katranjosi që arriti të ngjitej deri në majë të piramidës…e po tallet me të gjithë…

Fajin nuk e ka thjesht katranjosi që modeli i Katrasnjosit është bërë Model Suksesi….

Fajin nuk e ka vetëm katranjosi që shumica duan të bëhen katranjosë se kështu fitohet e cahet përpara…

Është koha për të reaguar që të mos mbeten në këtë vend vetëm katranjosët, hajdutët, kriminelët, trafikantët, perversët, sharlatanët, gënjeshtarët, mashtruesit…dhe të pamundurit, të varfërit…