Gjeneral Ahmetaj: Stop projektit sllav Vuçiç-Rama, rrezik mbarëkombëtar!

121

Piro AHMETAJ

Thellësisht mirënjohës për ftesën e posaçme dhe shumë i respektuar për pjesemarrjennë konferencën: “NATO’s response for future Challenges”, zhvilluar javën e kaluar në Kolegjin e Lartë të NATO-s, Romë (NDC).

Gjatë konferencës, diskutimeve në panele, me autoritetet, kolegë, gjeneralë/e, bashkëudhëtarë dhe miq nga 29 vendet e NATO-s, etj,  si dëshmimtar, ekspert dhe kontribues më shumëse modest në udhetimin25 vjet ndrejt/pas anëtarësimit në NATO, pata privilegjin të ndaja disakëndveshtrime strategjike, kryesishtpër rajonin e Ballkanit Perëndimor,si vijon:

Së pari:Citova, Presidentin e nderuar Z. Bujar NISHANI,i pari President i RSh, si i “ftuar nderi” në adresimin në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të USA, Ëashington, DC (26 Shtator 2016): “anëtarësimi në NATO një arritje madhore jo vetëm në fushën e sigurisë kombëtare, por edhe ngjarja e dytë gjeopolitike dhe historike pas themelimit të shtetit shqiptar 104 (7) vjet më parë”.

Profesionalisht shtova se kjo arrije,konfirmoi:“suksesin e projektit të zgjerimit të NATO-s (better in than aut – më mirë anetaresimi qoftë edhe me probleme SE jashtë Aleancës), por edhe peshën gjeostrategjike të Shqipërisë për sigurinë, stabilitetin demokratik, prosperitetin dhe intergimin Euroatlantik të rajonit.

Arritje jashtëzakonshme pa asnjë medyshje. Por, duhet ritheksuar dhe kuptuar se në çdo rast siguria nuk është prapagandë, që jepet dhe dhurohet falas (for free/granted). Prandaj, duhet të jemi konshient, se mbetet ende shumë për të de-politizuar sistemin, de-kriminalizuar institucionet, trasformuar strukturat, mirë-harmonizuar balancat, rritur shpenzimet, trajtimin e personelit, si dhe përditësuar dhe modernizuar kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.

Së dyti: Mbi Rajonin.Mbas më shumë se“1 dekade(në dukje) mjalti”, kryesisht në 5-6 vitet e fundit, shumica e vendevetë rajonit, kanë dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes si dhe fatkeqësisht u janë ri-kthyer programeve ushtarake dhe “garës së fuqisë së armëve” ndaj njëri tjetrit.

Po kështu, është fakt i njohur gjeresisht dhe provuar lehtësisht, edhe për Presidentin e Serisë, Z. Vuçiçdhe këshilltarët e Tij, se përtej “për mirë apo për keq”, në këtë përqasje (ri-kthimin te armët) bën përjashtim vetëm RSH,e cila në 6 vitetfundit e ka ulur deri rrotull 1 %  të GDP-së buxhetin dhe shpenzimet faktike të mbrojtjes, pa llogaritur “shpërdorimet me VKM (jashtë strukturës së shpenzimeve & programeve të mbrojtjes (Spitalin e Traumës; helikopterët e MinistrisësëBrendshme; EmergjencatCivile; Shperblime/pajisjepërpersonelinjo tëFA, etj), duke dëmtuaraR ftësitë operacionale të FA, seriozitetin e përfaqësimit, si dhe në përmbushjen e angazhimeve zyrtare të miratuara nga 29 kryetarët e shteteve në 4 Samitet e fundit, mbi arritjen e detyrimit (2%) në kuadër të “kërkesës se TRUM”, për “ndarjen e derejt të barrës” në NATO.

Ndërsa nga ana tjetër, është po ashtu fakt se Serbia vetëm për vitin 2019 (më shumë se 6 vite se bashku Buxheti i RSH), ka arritur më shumë se 907 milonë dollarë shpenzimet e mbrojtjes (shifër rekord nga koha e Millosheviçit(!).

Kështu, në përgjigje të “shqëtesimit-prapagandistik” të Presidentit Vuçiç, mundet të shtoj se PO, është fakt i njohur botërisht, se Serbia në rreshtin e parë, si dhe disa nga vendet e rajonit (e ri-theksoj me përjashtim të RSH & Kosovës) po“ri-armatosenmeavion-Migdhehelikopter-luftimi; sisteme raketore të gjeneratës se fundit; tanke, trasportues të blinduar, zhvillojnë armatime, kapacitete sulmuese dhe aktivitete të luftës konvecionale”; kanë intensifikuar partneritetin strategjik dhe programe modernizimi në fushën ushtarake me vende jo-miqësore me NATO-n (konkretisht, Rusine, Kinën, etj),të cilat kanë ambicje të njohura gjeostrategjike në rajon dhe në mesdhe!

Ndersa pyetja legjitime për PresidentinVuçiç, këshilltarët, gjeneralët dhe ndjeksite projekteve të Beogradit zyrtar ne Tiranë mbetet: “nga kush kërcenohet, kë vend kërcenon ose cili vend është i kërcenuar, dhe pse por “ri-armatoset deri në dhembë Serbia”, meriton një analizë, vlerësim dhe qëndrim ndërkombetar, por që gjithësesi në gjykimin tim modest, nuk kërkon kapacitete, aftësi strategjike dhe gjeopolitike të veçanta (ndriçuara), për t’Ju përgjigjur edhe qytetarët e thjeshtë.

Në të kundërt, gjykoj se këto zhvillime kanë dëmtuar shumë rëndë balancat e fuqisë ushtarake (vendosura në marrëveshjen e Dejton-it 25 vjet me parë- 1995), përparimin/zhvillimin e Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), sigurinë, stabilitetin, axhendën e integrimit dhe interesat e NATO-s, SHBA dhe BE në vendet e rajonin e ballkanit perëndimor.

Për më tepër, në vlerësimin ushtarak, është po ashtu FAKT i pakundërshtueshëm, se kjo qasje, përbënjo vetëm rrezik potencial për tërësinë teritoriale të Kosovës dhe rrjedhimisht për sigurinë kombetare të Republike së Shqiperisë, por edhe për interesat gjeostrategjike të NATO-s, si dhe minojnë shumë rëndë mbajtjen e “rolit–h”.