Edhe spe kryeqyteti nuk ka ujë, fatura e ujit vjen më e shtrenjtë se ajo e energjisë elektrike

104

Njeriu qe la pa uje Tiranen, lavderohet se leu vijat e bardha te nje rruge. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Ka shume reklame dhe pak pune. Ne rast se do kishte ndodhur qe kryebashkiaku i Oslos do e linte kryeqytetin pa uje dhe do postonte ne facebook nje status krenarie se ekipi i tij ka lyer vijat e bardha te nje rruge, at’here ate do e trajtonte nje psikolog dhe askush nuk do e merte me seriozisht.

Pra Erion Veliaj do mund te kishte nje krenari, ne rast se do te permiresonte situaten e ujit ne Tirane, por ky nuk mjaftohet me kaq. Edhe pse kryeqyteti i “çmimeve famoze” nuk ka uje, fatura e ujit vjen me e shtrenjte se ajo e energjise elektrike. Po ku jap nje shembull personal.

Muajin qe lam pas, une kam qene me pushime dhe te gjithe e dime qe Tirana vuajti mungesen e ujit. Por nuk ishte e thene. Une e kam paguar faturen e ujit me shtrenjte se ate te energjise elektrike. Edhe pse nuk ka uje, Veliaj vazhdon dhe vjedh ne xhepat e qytetareve, sepse ky fenomen nuk kish ndodhur vetem me mua. Mos te flasim per luks pastaj, se ujin e paguajme per te pijshem dhe e dime fort mire se çfare nxjerr rrubineta…

Aulon Bej Kalaja