Berisha: Me delen e zezë të Europës, Edvin Mafinë, negociatat nuk hapen, por vetëm shtohen kushtet!

110

Nga Sali BERISHA

Me delen e zezë të Europës, Edvin Mafinë, negociatat nuk hapen, por vetëm shtohen kushtet.

9 kushteve të Gjermanisë iu shtohen dhe 5 kushte të tjera të Francës, Holandës. Qeveria socialiste e Spanjës, për shkak të narko-shtetit, kundërshton për herë të parë hapjen e negociatave me Edvin Mafinë. Parlamenti i Mbretërisë së Holandës, mocion tjetër për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndërkohë, Edvine Mafia e quajti dje fantazi kafkiane, procesin e vendimarrjes. Këtu më poshtë keni njoftimin e Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP lidhur me zhvillimet e fundit në debatin për negociatat me Shqipërinë,” fton më tej ish-kryeministri.

Zbulimi i AFP: Franca, Danimarka, Spanja dhe Holanda mbajnë peng hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Panorama online/Në një shkrim të botuar sot, AFP pohon se sa i takon votës pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përveç Holandës, qendrim kundër mban Franca, Danimarka dhe Spanja.
Sipas AFP, këto vende po mbajnë peng hapjen e negociatave, ndërsa Franca ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut nuk i plotëson kushtet e nevojshme për t’u bashkuar vendeve të BE.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë. Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është më pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, tha një diplomat evropian për AFP.
“Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.
Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.

Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia”, shkruan AFP.

Shkrimi ne AFP:

Disa vende, përfshirë Francën, po bllokojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i thanë AFP të premten disa diplomatë në Bruksel.

Maqedonia e Veriut shpresonte për hapjen e negociatave në një takim të martën në Luksemburg të 28 ministrave të çështjeve të BE-së, por Franca beson se “ky vend nuk i plotëson kushtet e nevojshme”, mësuam nga të njëjtat burime në Bruksel.

Për Shqipërinë, janë edhe tre vende që e kundërshtojnë, përveç Francës: Danimarka, Hollanda dhe Spanja, thanë disa burimet.

Vetoja franceze vjen tetë ditë pasi katër krerët e institucioneve evropiane u drejtuan përmes një letre të përbashkët për hapjen e negociatave.

Ky refuzim shkakton dhembje të rëndë nga diplomatët, të cilët akuzuan Parisin se rrezikon stabilitetin e Ballkanit.

Dy herë, BE ka vendosur të shtyjë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Dhe zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar tashmë që qytetarët e tyre nuk do të pranojnë refuzim të pacaktuar, ndërsa nga ana e tyre, ata implementojnë reforma domethënëse, në përputhje me kërkesat e BE, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit të tyre.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë,” tha një diplomat evropian në AFP.

“Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, shtoi ai.

Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.

Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.

Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia.