Basha për “The Irish Times”: Shqipëria vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa Gjykatë Kushtetuese…

158

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Europian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numëron një sërë problemesh që mund të bëhen pengesë serioze në këtë proces.

43 deputetët demokratë hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlamentin me 140 vende në shkurt, pasi zbuluan ato që ata quajnë prova të qarta se socialistët e Ramës “vodhën” zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e grupeve kriminale.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që vendos me dekret pa ndonjë kufi institucional të pushtetit të tij”, shprehet Basha për britaniken “The Irish Times”.

Demokratët mbështesin reformën radikale në drejtësi, por Basha thotë se qeveria ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” procesin.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”.