Bariu rrëfen momentet e tmerrit: Po komunikoja në facebook kur ariu më vuri putrën në gjoks…

242

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bjeshkët e Gjallicës, ku çobani Ekrem Onuzi është sulmuar nga një ari.
Ai është transportuar me helikopter në spital, edhe pse helikopteri mbërriti 2 orë pasi ai kishte lajmëruar emergjencën.

Nga dhoma e spitalit bariu Ekrem Onuzi, tregoi sulmin që pësoi nga ariu, i cili sipas tij e kafshoi për disa sekonta.
“Unë kam 35 vite që kullos bagëtitë dhe has arinj, por kësaj radhe nuk e mora vesh se përse erdhi dhe ma vuri putrën në gjoks”, tha Ekrem Onuzi për “Abc Neës”.

“Një moment dola pak sipër stanit tim dhe ndejta atje për një orë. Dëgjova qentë që po lihnin por nuk i vura re pasi po flisja me një shokun tim në Angli në Facebook. I thash që një moment se po më sulmon ariun qentë, por ai s’po më besonte”, tha Onuzi duke theksuar se ishte ndërhyrja e qenve ajo që e shpëtoi nga kthetrat e kafshës.

“Një moment e pash që më është sulur dhe më ka hedhur tre katër metra poshtë. Pastaj erdhën qentë dhe e larguan” tregon ai për “Abc News”, ndërsa shpreh shqetësimin se helikopteri u vonua për të shkuar deri tek ai.

Bariu u mor me helikopter nga bjeshkët e Gjallicës duke u sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës ku edhe po trajtohet.
Kam qendruar në vendngjarje, duke i rënë 127, jo helikopteri, jo në shërbim. Në momentin që janë lajmëruar .

Nuk zbritej me këmbë se terreni i vështirë. Nuk kam rënë në spitalin e Kukësit, kam ardhur direkt në Tiranës. Kisha një farë tronditje që më befasoi. Ishte diku tek 500 kg.

Sulmi ishte punë sekontash. Qente dhe zotin që më dha mundësinë të më shpëtonte për së dyti. Qentë e kanë sulmuar në kokë. Kam dhimbje. Falenderoj Allahun dhe të gjithë ato që kontribuan të më ndihmojnë”, u shpreh Onuzi.