Banorët e Unazës së Re, 4 ditë afat Ramës: Më 19 tetor “do të flasim ndryshe”…

164

Banorët e Unazës së Re i kanë dhënë ultimatum Ramës që të lirojë menjëherë të arrestuarit. Banorët kanë vendosur t’i lenë kohë qeverisë deri më 18 tetor të lirojë protestuesit dhe në rast se kjo nuk ndodh, ata kanë paralajmëruar se më 19 tetor “do të flasin ndryshe”.

Sipas vendimit që kanë marrë sot, tre banorë të Unazës së Re pritet të njoftojnë në Komisariatin nr.6 se do të zhvillojnë në mbrëmje në orën 18:00 një protestë, për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre nga qeveria pa u kompensuar dhe t’i lenë afat qeverisë, 4 ditë, për të liruar të arrestuarit.

Por në datën 19 tetor do ta përshkallëzojnë protestën nëse arrestimet vazhdojnë. Sipas burimeve, banorët në mbledhjen që zhvilluan sot, propozuan edhe futjen në grevë urie, në rast se Policia do të vazhdojë terrorin.