Tramp shkarkon Bolton: Nuk jam pajtuar me shumë prej këshillave të tij

73

Këshilltari për sigurinë i presidentit Donald Trump John Bolton është shkarkuar nga detyra. Bolton është njeriu që ka ideuar ndarjen e Kosovës, duke lobuar tek presidenti Trump për të aprovuar këtë zgjidhje.

Por duket se shërbimi të tij në zyrën e ovale i ka ardhur fundi.

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që e ka bërë të ditur lajmin e shkarkimit, pasi dorëheqja i është kërkuar Boltonit nga Trump.

‘E informova mbrëmjen e djeshme John Boltonin se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar me shumë prej këshillave dhe sugjerimet e tij’, shkruan Trump në Twitter.

John Bolton eshte nje politikan filoserb dhe ka qene kunder luftes se NATO-s per clirimin e Kosoves. Ai shpresh ka dhene qendrime qe shkojne kunder politikes se SHBA ne Kosove dhe Ballkan.