Si të shmangni alergjinë nëpërmjet ushqimit

55

Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit: duhet shmangur disa ushqime, ndërsa konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë.

Është me rëndësi që të eliminohet proceset inflamatore në organizëm, transmeton Telegrafi.
Kështu, nëse jeni alergjikë në myk, mendoni për ushqimin pa tharm. Shmangni ushqimet e fermentuara, djathërat e vjetër dhe myshqet.

Gjatë sezonit të rritjes së barit, që t’i ikni kongjestionit, kufizojeni sasinë e qumështit dhe produkteve të tij, pastaj drithërave, duke përfshirë misrin, grurin, tërshërën, thekrën dhe orizin.

Sheqernat e rafinuar, mielli i bardhë dhe ushqimi i proceduar, mund të jenë nxitës të proceseve inflamatore, prandaj shmangni ato sa më shumë që mundeni.

Po ashtu, është mirë që të largoni ushqimet që kanë veprim me alergjenët. Prandaj, gjatë këtij sezoni duhet të shmanget selino, karota, molla, patatja, dardha, produktet arrore, kopra, majdanozi etj.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë. Prandaj rekomandohet marrja e vitaminave D, C, A, B12, B5 dhe magnezit.