Plani i madh i Donald Trump për të rënë në ujdi me Iranin

66

Shtetet e Bashkuara të Donald Trump nuk e duan një luftë me Iranin dhe Presidenti, megjithë vendimin për ta grisur marrëveshjen për bërthamoren iraniane, e ka demonstruar këtë në shumë raste. Ajo e tij është një strategji prej tregtari, e prirur që të prishet me skemat e vjetra diplomatike, që provon të përmbysë tryezën e negociatave dhee të bjerë në ujdi që janë sa më shumë të jetë e mundur të dobishme për interesat amerikane. Amerikane, jo të aleatëve. Dhe është kjo nyja themelore nga e cila mund të kuptohet strategjia e shefit të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme (dhe jo vetëm). Një strategji që nuk i pëlqen parasëgjithash Izraelit, duke parë se prej kohësh është i terrorizuar nga ideja se Presidenti amerikan mund të bjerë në kompromis me Teheranin pasi zgjedhja për prishjen e Marrëveshjes 5+1 kishte lënë të kuptohej për një lider jashtëzakonisht armiqësor ndaj planeve të Republikës Islamike.

Në muajt e fundit, dinamikat e Gjirit Persik i kanë bërë shumë të besojnë se Trump ishte i gatshëm që të shpërthente një luftë. Nuk ka gjë më false. Qeveria amerikane nuk e do një konflikt në Lindje të Mesme pikërisht pse administrata republikane e drejtuar nga The Donald është frut i viteve të tëra strategjie amerikane “tërheqjeje”. Një tërheqje strategjike që nuk nënkupton rënien e një perandorie siç shumë, në mënyrë të ngutur, vazhdojnë të besojnë. Amerika nuk po shembet, thjesht po modifikon programet respektivisht dekadave të fundit, kur mendonte se mund ta kontrollonte botën duke i shërbyer si “xhandar”. Shtetet e Bashkuara e Trump preferojnë në fakt që të përqëndrohen tek vetvetja ddhe të individualizojnë disa objektiva me të cilat të mund të goditen apo ruhen interesat e kombëtare në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më efikasë që të jetë e mundur. Nga këtu kërkesa për vendet e NATO-s që të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake, zgjedhjen ppër të provuar aleanca rajonale sipas modelit atlantik, tërheqja e pjesshme nga Siria dhe ideja për t’u impenjuar në fakt në mënyrë të drejtpërdrejtë në Paqësor për të ndalur ngjitjen e Kinës. Një ndryshim strategjie, nga Lindja e Meesme në Lindjen e Largme (Perëndim për Shtetet e Bashkuara), që nënkupton edhe një interes më të vogël në skakierën arabe dhe atë mesdhetare.

Por që ta bëjnë një gjë të tillë Shtetet  e Bashkuara kanë nevojë që të përmbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur eskalimet dhe luftërat e ndryshme të nisura nga administratat e mëparshme dhe nga ajo aktuale. Gjë që nënkupton sidomos të gjithë konfliktet e Lindjes së Mesme ku janë të përfshira Shtetet e Bashkuara dhe që Trump dëshiron t’i ndërpresë për të garantuar sttrategët e tij për faktin se këto zona krizash përfundimisht mund të minotorohen nga partnerët e tyre rajonalë e ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara që koordinojnë planet e ndryshme. Dhe, në këtë kuptim, Irani është nyja kryesore strategjike. Me vënien në siguri të Ngushticës së Hormuzit, në të cilën Shtetet e Bashkuara duan që pasdaranët të mos kenë më pushtetin për të kontrolluar fluksin tregtar, tani problemi është një: është Teherani. Dhe që ta bëjnë, Uashingtoni duhet të bjerë në ujdi me Republikën Islamike. Trump e do, e duan disa këshilltarë, por nuk e do pjesa më e madhe e Deep State dhe sidomos dy partnerë rajonalë: Izraeli dhe Arabia Saudite. Sidomos i pari, i preokupuar nga fakti se një Trump që bie në ujdi me Iranin do të tregonte faktikisht një humbje strategjike pasi kishte shpresuar që administrata aktuale amerikane ishte fuqimisht në mbështetje të çfarëdolloj plani të shtetit hebraik.

Por gjërat kanë ndryshuar këto muajt e fundit dhe si Trump, ashtu edhe Pentagoni, po i modifikojnë planet e tyre për Lindjen e Mesme dhe perceptimin që kanë për objektivat izraelianë. Shtetet e Bashkuara duan ta garantojnë aleatin e tyre kryesor në Lindje të Mesme se mund të kenë maksimumin nga këto tensione. Kanë pranuar si vijat e kuqe e Binyamin Netanyahu, ashtu siç kanë sanksionuar në çdo mënyrë Hizballahun dhe Gardianët e Revolucionit, shtylla të vërteta të strategjisë iraniane në botë. Por  nëse objektivi amerikan është ai i shmangies së luftërave dhe përfshime të drejtpërdrejta të natyrës “boots on the ground”, janë të shumtë izraelianët që kanë frikë se çka ka ndodhur me Kim Jong-un mund t’i ndodhë edhe Hassan Rouhani, Ali Khamenei dhe liderëve të tjerë iranianë. Karta e famshme koreane e luajtur nga Shtetet e Bashkuara për krizën iraniane mund ë ppërkthehet kështu në një zgjidhje koreane edhe për Teheranin. Ama zgjidhje që do të nënkuptonte faktiikisht garancinë e mbijetesës të një sistemi që Izraeli nuk e do që të vazhdojë të zbatojë strategjinë e tij.

Konfirmimi i këtij pozicioni të ri amerikan shikohet në të paktën 3 episode. G-7 e Biarritz, me ardhjen “surprizë” të Mohammad Zarif, ka qenë sinjali i parë. Trump kishte folur me Emmanuel Macron një ditë më parë dhe shefi i Elizeut i kishte lënë të kuptonte Presidentit amerikan se ishte i gatshëm ta avanconte dialogun e tij me Teheranin. Trump e ka pranuar. Eskalimi në Gjirin Persik, me Operacionin “Sentinel” për të monitoruar Hormuzin, ka shërbyer për t’i bërë gjërat e qarta. Pentagoni është gati të godasë: e ka pistoletën të drejtuar nga Irani. Ama njëkohësisht, Uashingtoni nuk dëshiron luftë dhe, me të siguruar leatët, do të bëjë gjithçka për shmangien e një lufte.

Sinjali i dytë ka ardhur në nivel diplomatik në dialogun me Rusinë dhe me fjalët e vetë shefit të Shtëpisë së Bardhë. Edhe një herë akoma, Trump i është hapur Kremlinit në G-7 dhe kjo nënkupton edhe vullnetin për të dialoguar me Iranin. Rusia ka raporte të shkëlqyera me Iranin, por sidomos synon që të shmangë eskalimin në Lindje të Mesme që do të godiste strategjinë siriane. Trump e di se Putini luan gjithçka në këtë luftë, në përfundimin e saj dhe sulmi në Idlib ka qenë edhe një mesazh i dhënë të gjitha palëve. Shtetet e Bashkuara janë dhe mund ta djegin sërish Sirinë dhe Irakun, por nuk kanë interes ta  bëjnë. “America First” nënkupton edhe këtë: shmangien e luftërave nëpër botë nëse interesi pparësor quhet Paqësor.

Dhe është pikërisht kjo që e preokupon Izraelin. Netanyahu ka lënë tashmë të kuptohet se nuk ka interes t’i shikojë trupat amerikane të tërhiqen nga Lindja e Mesme. Dëshiron që ta vazhdojë rrethimin e Iranit, due shmangur që strategjia e Teheranit të zërë vend me të ashtuquajturën “gjysmëhënë shiite”. E terrorizuar nga ideja se mos aleatët e Republikës Islamike dalin në Mesdhe, qeveria izraeliane po bën gjithçka. Edhe sulme që kanë goditur vendeqëndrimet e Hizballahu në Irak (me zemërimin e Pentagonit) dhe raketat e fundit në Liban. Tensionet preokupojnë si Francën, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, por diplomacia e Trump vrapon. Mike Pompeo është gati të bjerë në ujdi me houthitë në Jemen; shpreson në paktin me talibanët  për  t’u tërhequr nga Afganistani dhe t’i japë fund një katastrofe tashmë 20 vjeçare dhe tani është vetë Presidenti amerikan që e do një marrëveshje të re me Iranin. Kurse shteti hebraik është i preokupuar se mos Presidenti amerikan mund të pranojë një marrëveshje si ajo e 2015.

(nga Insideover)

Përgatiti

ARMIN TIRANA