Përkujtohet 73 vjetori i kryengritjes së Postribës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përfaqësues të familjeve, të cilët morën pjesë në Kryengritjen e Postribës, përfaqësues të shoqatave antikomuniste në Shqipëri dhe pushtetit lokal morën pjesë në përkujtimoren e 73 vjetorit të kryengritjes së Postribës.

Më 9 shtator 1946 malësorët dhe klerikët e Postribës kundërshtuan regjimin komunist të instaluar në Shqipëri.

Kjo ishte kryengitja e parë antikomuniste në bllokun lindor i cili u ndoq nga pasoja më të tmerrshme të krimeve që diktatura kreu ndaj shqiptarëve përgjatë viteve të sundimit në vend, duke internuar, vrarë e burgosur intelektualë, gra, fëmijë e kundërshtarë të regjimit.

Në emër të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, tha se 73 vite më pas, kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë, për të mos pranuar sundimin.

2 6

3 5