Ndërtimorët prishin kafenetë e plazhet private, por jo kullat mbi det të Dakos

Ndërtimorët kanë deklaruar se do të nisin pastrimin e të gjithë voijës bregdetare nga lokalet, kafenetë, restorantet apo edhe hotele. Vendimi është mjaft pozitiv nëse nuk do të ishte selektiv. Kjo për shkak se nëse nga njëra anë ndërtimorët urdhërohen të prishin këto objekte, nga ana tjetër nuk ka asnjë vendimmarrje të ngjashme me kullat që ngrihen në det me lejet e ndërtimit të Dakos sikurse pasqyrohet edhe në këtë foto.

Në Durrës vijon barbaria e ndërtimeve me leje në bregdet. Pikëpyetja që shtrohet është nëse edhe këto lokale, plazhe apo kafene që kanë nisur të prishin po bëhen me të njëjtin qëllim për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave me leje?

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një aksion të gjerë shembjesh që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni filloi përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës, Lungomare deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

“Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm”, njoftoi IKMT dhe u bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.