Meta: Situata në Parlament nuk është normale! Nëse hapen negociatat më 18 tetor, Edin do ta dekoroj…

98

Presidentit i Republikës, Ilir Meta, në një konferencë me mediat, ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ku përfshihet edhe mbërritja e Komisionit të Venecias në Tiranë për të shqyrtuat kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Meta.

“E gjitha kjo është një lëvizje dëshpëruese për të shmanguar kauzën më të rëndësishme që kemi përpara që është 18 tetori. Le të merren ke 11 tetorin por të merren aq sa duhen. Presidenti me 11 tetor është i gatsëm të marr përgjegjësitë e tij. Por unë them që të merren me 18 tetorin. Kur ju thashë që nuk e merotonin kaq shumë pushime, nuk e kisha kot. Zakonisht ata që ngelin në vjeshtë nuk i meritojnë pushimët e gjata’, tha Meta duke thumbur Ramën që vazhdon pushimet.

I pyetur nga gazetarët nëse është xheloz presidenti, kur sheh një sinkronizim të Bashës dhe Ramës, sa i përket hapjes së negociatave me BE-në në 18 tetor, Meta u shpreh që pret që kjo të ndodhë, pasi do ta dekorojë kryeministrin.

Ndërkohë që me batutë ka theksuar se Ramën do ta dekorojë dy herë, edhe si kryeministër edhe si ministër të Jashtëm, ndërsa Bashën dhe Kryemadhin nuk do i dekorojë se kanë braktisur institucionet.

“Unë të jem xheloz? Unë i jap dekoratë Edit vetëm të hapen negociatat me BE-në, le të mos e pranojë. Unë do t’i jap ‘Urdhërin e Skënderbeut’. Bile do t’i jap dekoratë edhe si kryeministër edhe si ministër të Jashtëm. Lulin nuk e dekoroj se ka braktisur institucionet, as Monikën se i ka dhënë besën Lulit”, u shpreh Meta.

Presuidenti Meta u shpreh se, situata në Parlament nuk është normale, pasi mungojnë 18 deputetë. Kushtetuta parashikon 140 deputetë dhe jo 122.

“Nuk ishte situatë normale as djegia e mandateve nga opozita dhe as zëvendësimi në shkelje të afateve ligjore i deputetëve të saj”, tha ai.

Presidenti Ilir Meta u shpreh më tej se, duhet të mendohet për një zgjidhje afatgjatë, ku të zhvillohen zgjedhjet qofshin ato parlamentare, ashtu edhe ato lokale, madje edhe zgjedhja e Presidentit në një datë të vetme.

“Të gjithë duhet të reflektojnë për të rikuperuar të gjitha pasojat. U nxitua për t’i dhënë fund një precedent, atë të djegies së mandateve, por u vendos një tjetër precedent, ai që zgjedhjet me një kandidat të konsiderohen normale.
U kthyem 30 vjet prapa, ndaj dhe ne duhet të reflektojmë me përgjegjësi të plotë”, tha Presidenti Meta.

Presidenti theksoi se, nuk ka ndërmend të dalë nga zyra e Kreut të Shtetit përpara datës 24 korrik 2022, pasi është betuar për të mbrojtur demokracinë, Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.

“Jam i bindur se duke qëndruar në këtë detyrë, jam këtu për një mision historik, për të mbrojtur edhe disa interesa më të mëdha në Rajon. Do ta përmbush këtë si një mision historik”, tha Meta.

Presidenti Meta ka treguar pse ishte i qetë në Komisionin Hetimor Parlamentar. I pyetur nga gazetarët nëse kjo tregon një ulje të toneve me mazhoracën, kreu i shtetit tha se ai është iq etë edhe kur artikulon me forcë.

“Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë. Para komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë komision. Unë dua ti bëj  të qartë qytetarëve se unë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme”, deklaroi ndër të tjera Meta.