Meta në komisionin “Manja”: Kisha informacion se do digjej Kuvendi, shmanga destabilizimin e vendit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në orën 09:48 doli nga Presidenca dhe iu drejtua Kryesisë së Kuvendit në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur nga Mazhoranca për shkarkimin e tij.

meta u syhpreh se, Parlamenti bëri gjykimin para se të niste hetimi. “Jam këtu në respket të institucionit. Kreu i shtetit duhet të japë mesazh bashkëpunimi. Të gjitha aktet mia për dekretet e zgjedhjeve janë publike”, tha Kreu i Shtetit.

“Të votosh me një kanditat do të thotë që votuesve u mohohet e drejta për të zgjedhur. Votimi me një kanditat është fiktiv, tha Meta. Dekreti ka shmangur një proces votimi jodemokratik me një kandidat.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë para komisionit hetimor, arsyen e dytë që e ka shtyrë në anulimin e votimit të 30 Qershorit. Meta tha: “Së dyti, Shqipëria ka detyrime se ka Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit, që e detyron të jetë mjaft korrekte nëse dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, me çeljen e negociatave.

Kjo marrëveshje që është në fuqi midis Shqipërisë dhe BE e bën të qartë se duke marrë parasysh angazhimin e palëve”…, për rritjen e lirive ekonomike për të respektuar shtetin e së drejtës dhe parimet demokratike nëpërmjet një sistemi shumëpartiak me zgjedhje të lira dhe të ndershme…”.

Se çdo të thotë “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, është shumë e qartë dhe vlen vendimi i Gjykatës së Strasburgut që është i detyrueshëm për Shqipërinë që ka MSA-në me BE-në.

Pra, përveç Kushtetutës, kemi këtë Konventë, MSA që e detyron Presidentin të mbrojë të drejtën e zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë, të kuptojnë dallimin midis votimit dhe zgjedhjeve”.

“Më 8 qershor do digjej parlamenti”…

Presidenti i Republikës ka patur informacione për përpjekje për të organizuar akte destabilizmi në vend në mënyrë të veçantë në datën 7 Qershor një ditë para se presidenti të bënte pubik paralajmërimin për shfuqizimin e datës 30 Qershor.

“Kam marrë informacion nga shumë burime se disa persona mund të digjnin Kuvendin e Shqipërisë. Me ekipin tim dhe me informacionin sekret shtetëror që kisha gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha.

Isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithçka që në datën 8 qershor të evitohej një ngjarje e tillë dhe në këtë mënyrë të krijoj mundësinë për një reflektim midis të dy palëve”, u shpreh Meta.

Zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të konsideroheshin demokratike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha një argument të tretë lidhur me arsyen e zhdekretimit të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Para komisionit hetimor parlamentar, Meta tha:

“Si President i vendit jam i detyruar të shikoj interesin kombëtar. Interesi kombëtar është integrimi i vendit. Ky është angazhim që e kanë të gjitha qeveritë dhe e kanë mbështetur të gjitha opozitat në vendin tonë dhe ndaj të gjitha vlerësimeve që kam bërë unë për detyrimet që ka Shqipëria dhe në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtare e kam pasur të qartë mesazhin që zgjedhje si ato të 30 qershorit nuk do të konsideroheshin si zgjedhje demokratike.

Kjo ishte një bindje ime dhe do të jetë edhe sot sepse në themelet e BE qëndrojnë kriteret e Kopenhagenit.

Shqipëria edhe pa këtë zhvillim, edhe pa këtë raport final të OSBE-ODIHR kishte probleme shumë të mëdha me zgjedhjet sepse ka qenë një pretendim, kusht i vazhdueshëm nga partnerët tanë evropianë ndaj kam qenë i bindur se duke ecur në këtë drejtim do t’u krijoja mundësinë të dyja palëve të reflektonin dhe të caktonim një datë zgjedhjesh vendore për besueshmëri në rritje. Ndaj dhe vendosja e datës 13 tetor siç e kam shpjeguar ka qenë pikërisht data më e afërt në respekt të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi”.