Meta ironi therëse me Ramën: Unë dua t’i jap Urdhërin e Skënderbeut, ai do vetëm atë të “Tao-Spiropalit”

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, pak orë pasi Kuvendi rrezoi 8 dekretet e tij lidhur me rishqyrtimin e disa ligjeve, si dhe kandidatit të propozuar për kryetar të KLSH-së, Petraq Milo.

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit””, shkruan Meta në rrjet.

Një ditë më parë, Presidenti deklaroi se do t’i akordonte medalje Kryeministrit, pavarësisht se ai mund të mos e pranonte, nëse më 18 tetor, Shqipëria do të merrte një datë për hapjen e negociatave.