Kur Edi Rama dhe “opozita në Parlament” kanë të njëjtin hall

70

Bardh SPAHIA

I paparë teatri parlamentar, apo mënyra se si hallet përbashkohen përmes heshtjes. Siç njoftoi dje Deutsche Welle, Shqipëria do mbetet pas Maqedonisë së Veriut në procesin e hapjes së negociatave, sepse do i vendosen edhe 9 kushte të reja, rezultat i zullumeve të Rilindjes, por kjo nuk shqetëson askënd në kuvend.

Valdrin Pjetri, Mark Babani me emrat e tij, e Agim Kajmaku po me emrat e tij, (të tjerë do ketë pas tyre), janë modeli i Edi Ramës, zgjedhja e tij e ndërgjegjshme për të marrë pushtetin. Rilindjes normal nuk i intereson të flitet për kriminelët e vet, e as për shuplakën, që do marrë zyrtarisht më 18 tetor. Halli i saj është si të shpallë si fitore, hapjen për së dyti të negociatave të antarësimit.

“Opozita me të drejtë vote” ka gjithashtu hallin e vet. Ajo struket pas karrigeve e i bërtet frikës së vet, se mund t’i humbasin ato, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Të dyja palët kanë të drejtë në hallin e vet, sepse koha ka ardhur që ky teatër të marrë fund, e askush të mos i përdorë më institucionet, si vend për hallet e tyre.