Ish-kreu i PS Lezhë: Vazhdimi i paligjshmërisë po çon drejt qafëthyerjes mazhorancën

84

Agostin MARKU

Thuhet se me datë 06.09.2019 është zhvilluar konstutuimi i Keshillit Qarkut Lezhë. Madje është dhënë si lajm nga disa media. Habitem edhe nga media që jep lajmin pa u konsoltuar me të vërtetën. T’i them nofken “kazan” nuk ma lejon etika ime. T’i them se ka gazetar jo profesionist, pse jo, sepse kështu me mungesen e profesionalizmit po perballemi kudo në çdo drejtim e sektor të jetës politike e shoqërore në Shqipërinë e sotme.

Thuhet se në ketë të ashtuquajtur mbledhje ka marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm. Kam dëgjuar se Ministri ka vlera si intelektual dhe në profesionin e tij si Ushtarak. Do të deshiroja të ishte i tillë edhe si Minister i Brendshëm. Nuk po zgjatem me shumë se nuk është objekti i këtij shkrimi cv-ja e Tij, por nuk ka asnjë faj që si Minister të mos ketë njohuri për anen juridike se si funksionon një institucion apo procedurat e konstituimit të një institucioni vendor siç është Këshilli Qarkut, por është e pafalshme që minimumi të mos konsultohet dhe të pyesë stafin e tij duke mos u bërë viktimë e paligjshmërisë siç është bërë me datë 06.09.2019 në Lezhë.

Si Minister përgjegjës për pushtetin vendor jo vetëm nuk duhet të kishte qënë pjesë e kësaj aventure por s’duhet ta kishte lejuar këtë farsë. Drejtuesit e Institucioneve nuk janë të përhershëm dhe nuk dua të flas në pozitat e një të zgjedhuri në mbarim mandati dhe as të paragjykohem në këtë shkrim denoncues. Ashtu sikunder nuk kam asnjë lloj smire për kedo që do të zgjidhet në  pozicionet drejtuese të Institucionit që akltualisht unë jam pasi në fund të fundit rotacioni është kudo dhe duhet të pranojmë se vetë jeta është rotacion, por që të lejohet shkelja e ligjit hapur në të gjitha etapat që nga zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit Qarkut nga Këshillat Bashkiake, konfirmimet antiligjore nga Prefekti Qarkut, thirrja antiligjore e mbledhjes etj etj kjo ka të bëjë me një problem të madh ku organet ligj zbatuese duhet të veprojnë dhe të jepet alarmi për këtë mënyrë të kapjes së shtetit.

Nëpërmjet ketij shkrimi dua të bëj të ditur të gjitha shkeljet ligjore dhe kush do, e ka të lehtë të kuptojë për mbledhjen antiligjore dhe farsën e radhes nga pushteti aktual. Ligji Nr 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” është miratuar nga kjo mazhorancë dhe nuk mund të kuptoj arsyet që çojnë pikërisht përfaqësuesit e kësaj mazhorance për ta mënjanuar këtë ligj. Pikërisht neni 54 paragrafi “i” i këtij ligji e përcakton qartazi se keshilli bashkisë zgjedh përfaqesuesit në Këshillin e Qarkut duke favorizuar gjininë me pak të përfaqësuar në këshillin e bashkisë, me mbi 50% në Këshillin e Qarkut.

Po e citoj këtë pikë sipas ligjit që thotë ne Nenin 54 “Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak” pika i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 përqind të tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.  Keshtu të tre keshillat e bashkisë në Lezhë, Kurbin e Mirditë duhet të kishin zgjedhur mbi 50% femra anëtare përfaqësues për në Këshillin e Qarkut pasi gjinia femër është më pak e përfaqësuar në këto Këshilla Bashkiake. Vetem në Keshillin e Bashkisë Lezhë është zbatuar ligji në këtë drejtim. Nga këshilli bashkisë Kurbin janë zgjedhur për në Këshillin e Qarkut tre meshkuj dhe një femer pra në raportin 75% me 25%, kur duhet të ishin zgjedhur dy meshkuj dhe dy femra në raportin 50 me 50%.

Nga këshilli bashkisë Mirditë janë zgjedhur për në Këshillin e Qarkut tre meshkuj pra 100% kur duhet të ishin zgjedhur një mashkull dhe dy femra. Vendimet përkatëse të këshillave bashkiakë i ka konfirmuar si ligjor Prefekti Qarkut Lezhë me gjithë stafin e tij të juristëve. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur në këtë vend tashmë në asnjë këshill nuk ka as me të voglen oponencë sepse për opozitë nuk bëhet fjalë. Uroj që kjo të mos ketë ndodhur në këshillat e tjerë vendorë në afro 60 njësi, por druaj se ka ndodhë. Nisur nga kjo shkelje e rëndë ligjore Këshilli i ri është antiligjor për këdo që sado pak e njeh ligjin.

Kryetari i kësaj mazhorancë po u kerkon drejtorëve rajonal meshkuj që të terhiqen e t’i lirojnë vendin femrave gjë që nuk është e përcaktuar në ligj dhe aty ku është e detyrueshme e shkelin ligjin me dy këmbë dhe kush, pikërisht përfaqësuesit e kësaj mazhorance. Besoj se janë halle, se duhet të kenaqin oreksin e klaneve brenda kësaj mazhorance. Për të vazhduar më tej me farsen ligjore të kësaj mazhorance. Asnjë nga konfirmimet e Prefektit për vendimet e këshillave bashkiake për në Këshillin e Qarkut nuk depozitohen në arkiven e Qarkut si dhe përjashtuar këshillin e bashkisë Mirditë, asnjë Këshill tjeter nuk depoziton vendimet përkatëse për zgjedhjen e përfaqësuesve anetarë të Keshillit Qarkut në protokollin e Institucionit që duhet të jenë të zgjedhurit e saj. Si dhe nga kush përgatitet lista e përbërjes së anetarëve të Këshillit Qarkut sipas këtyre “specialistëve të shkeljes së ligjit” mund ta dinë

Ligji Nr 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 74 Mbledhja e parë e këshillit të qarkut shkruhet 1. Këshilli i qarkut zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 50 ditë nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore. 2. Mbledhja e parë thirret nga kryetari i bashkisë, qendër e qarkut, ose nga një e treta e anëtarëve të këshillit të qarkut. Njoftimi për mbledhjen e këshillit të qarkut i dërgohet me shkrim të gjithë anëtarëve të këshillit të qarkut jo më vonë se 10 ditë para datës së mbledhjes

Në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me zbatim të ligjit pasi siç e theksuam më siper deri më sot nuk është e depozituar lista e zgjedhur e anëtarëve të këshillit të Qarkut nga njësitë vendore. Kemi të bëjmë ketu me afatet ligjore të njoftimeve nga kryetari i bashkisë, qendër e qarkut. Si është e mundur që vetë kryetari i bashkisë për mbledhjen konstitouse të këshillit të bashkisë përcakton afatet ligjore të perfundimit të mandateve të orgnave ndërsa për Këshillin e Qarkut jo kur data e përfundimit të organeve aktuale është data 18 shtator.Si është e mundur që pa u depozituar vendimet për anëtarët e zgjedhur në këshillin e Qarkut thirret mbledhja konstitouse? Ku kemi të bëjmë këtu me zbatim të ligjit për afatet ligjore?

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto shkelje ligjore si:1. Deri sot nuk është depozituar lista e përfaqësuesve, anëtarë të KQ Lezhë nga Bashkia Lezhë dhe Kurbin 2. Institucioni i Prefektit Qarkut Lezhë nuk ka depozituar pranë arkives së Keshillit Qarkut Lezhë praktikën ligjore (konfirmimet) e vendimarrjes së Keshillave bashkiake të tre njesive vendore për këtë qëllim3. Lista përbërëse e Këshillit Qarkut, pasi depozitohen sa thamë në piken 1 dhe 2 në arkiven e Këshillit Qarkut, përgatitet dhe i vihet në dizpozicion Kryetarit të Bashkisë qendër Qarku i cili përcakton datën e thirrjes së mbledhjes dhe njoftimi i anëtarëve së bashku me rendin e dites, por gjithë materiali është praktikë e administrates së Këshillit Qarkut gjë që nuk ka ndodhur dhe as kërkuar nga asnjë institucion deri më sot.4. Akoma jemi në kufinjtë ligjorë të ushtrimit të mandatit të Këshillit aktual ku mandati i institucioneve vendore ekzistuese mbaron datën e konstituimit dhe kjo datë për Këshillin e Qarkut Lezhë është 18 Shtator5.

Kushdo besoj e din se ligji Nr 139/2015 e ka të përcaktuar qartazi, se mbledhja njoftohet 10 ditë para, gjë e cila nuk ka ndodhur si rezultat i mosvenies në dizpozicion të listes së anëtarëve të zgjedhur, por dhe një Keshill që e ka depozituar ne arkivin e Qarkut është e regjistruar me datë 28 gusht, pra nuk është plotësuar 10 ditë. 6. Edhe sikur të gjitha procedurat të jenë zbatuar nga ato që e kanë ndërmarrë këtë nismë (aventurë) nuk di, se si komisioni përkatës i mandateve në këtë mbledhje antiligjore të ketë përgatitur raport për miratim mandatesh kur vendimet e këshillave përkatëse janë në shkelje ligjore përsa i përket përbërjes së tyre për raportet gjinore, çka do të thotë se edhe përbërja e Këshillit të Qarkut është antiligjore.

Dhe së fundi në Ligjin Nr 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 74 Mbledhja e parë e këshillit të qarkut ne piken “c” shkruhet: zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe kryesinë e këshillit të qarkut, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore. E në fakt në ketë të ashtuquajtur mbledhje kemi të zgjedhur Kryetar dhe Zv/Kryetar nga e njëjta gjini. Gjë që kemi të bejmë me struktura antiligjore që sikur është proceduar deri me tani do të gjejnë me patjeter konfirmimin e Prefektit të Qarkut.

Për të gjitha sa argumentova më siper janë objekt për prokurorinë dhe gjykatën gjë për të cilen do të veprojmë, ku për vendimet e Këshillave dhe konfirmimet e Prefektit do të drejtohemi Gjykatës administrative dhe për thirrjen e mbledhjes në mënyrë të paligjshme organit të prokurorisë. Besoj se organet përkatëse të drejtesisë do të shprehen duke vënë në vend autoritetin e ligjit dhe jo të tremben nga i ashtuquajturi veting i QeverisëTë gjitha këto paligjshmëri janë një precedent i rrezikshem. Nuk ka asnjë listë në arkivin e qarkut e pretendohet mbledhje për mandat ligjor. Po kujt do i jepen mandate ligjore dhe nga kush, kur përbërja është antiligjore?

Pretendohet mbledhje ligjore dhe nuk ka mbaruar mandati ligjor i organeve ekzistuese duke tentuar mandatimin e të tjerëve, që në fakt deri me 18 shtator është dublim strukturash.

Habitem me këtë turravrap për të shkelur ligjin. Besoj ky turravrap të çon në qafë thyerje të kësaj mazhorance, të cilen nuk më mbetet gjë tjeter veçse të ja uroj.