Ironia e gazetarit: Po nuk u hapën negociatat, Ramës t’i jepet dekorata “Spiropali”

68

Gazetari Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjet ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha se nëse në 18 tetor, Shqipërisë do i hapen negociatat, atëherë do t’i jepte medaljen “Skënderbeu”, Kryeministrit Edi Rama.

Por Dylgjeri në postimin e tij ironizon duke shkruar se nëse nuk hapen negociatat, atëherë, Meta t’i japë Ramës dekoratën “Spiropali”.

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit, e ka cilësuar Edi Ramën si “Skënderbeun e shqiptarëve”.

”Më 18 tetor po hymë në Europë Ti japi Ramës dekoratën Skënderbeu, po nuk hymë ne Europë ti japi dekoratën Spiropali”, shkruan Dylgjeri.