Flamuri i Ramës në Bashkinë Gjirokastër me diplomë Gjimnazi falso, flet eksperti: Kemi të bëjmë me provë krimi

Nga Telnis SKUQI

PËR BAKALLIN PREJ LETRE TË FLAMUR GOLEMIT

Të vërtetën e Flamur Golemit e kam mësuar disa muaj më parë, pasi unë konstatove në fillim gabimin e tij në dy deklaratat të ndryshme.

Madje edhe ato dokumenta që Golemi paraqiti këto ditë unë i disponoj, por nuk preferova t’i publikoj i pari, pasi strategjia që ndoqa ishte që ai ta pohonte me gojën e vet dhe unë ta nxirrja nga strofa të kalurën e tij, që fatmirësisht funksionoi si mos më mirë.
Asnjë qytetar i qarkut të Gjirokastrës nuk e dinte të vërtetën e tij.

Askush nga ju nuk e dinte që Golemi figuronte i rregjistruar në gjimnazin e Leskovikut.
Askush nga ju nuk e dinte që Golemi e ka marrë prej veshi dhe e kanë ulur direkt në vitin e katërt në gjimnazin e Fierit.

Askush nga ju nuk e dinte që Golemi fshinte të kaluarën e tij, vetëm unë e dija.
Tani që provat tashmë janë publikuar madje të pranuara dhe publikuara nga vetë Golemi, sigurisht që unë do të provoj të kundërtën e tij.

Unë nuk kam ndërmend të bëj rolin e prokurorit, as të gjykatësit, madje as të avokatit, por do të respektoj të drejtën time si gazetar investigativ me argumenta, ku flasin ekspertët e arsimit, jo UNË.

Pse e bëra këtë veprim?

Thjesht fare.

Nëse unë do t’i publikoja i pari dokumentat, Flamur Golemi do t’i manipulonte ato!

Flet eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti

Eksperti i arsimit dhe njohësi i mirë i dokumentave arsimore, Ndriçim Mehmeti, i vlerëson të papranueshme listën e notave të gjimnazit «Jani Vreto» të Leskovikut.
«Absolutisht kemi të bëjmë me një manipulim të pastër dokumenti, madje publikimi i vërtetimit është një provë krimi», shprehet Mehmeti.

Sipas tij, ky dokument nuk quhet «letër transferimi», madje as vërtetim zyrtar, sepse mungojnë elementët dhe simbolet zyrtare, si stema e republikës në krye të shkresës. Më pas nuk shkruhet Ministria e Arsimit, rrethi dhe shkolla nga vjen shkresa.
«Këto janë elementët bazë të një dokumenti zyrtar që fatkeqësisht mungojnë», thotë Mehmeti.

Më tej, eksperti nënvizon se numri i amzës nuk mund të jetë 1145 në një shkollë të bashkuar.

«Po flasim për vitin 1990, ku shkollat e bashkuara, përkatësisht 8-vjeçare dhe të mesme ishin bashkë, sepse numri i nxënësve ishte tepër i ulët. Numrin më të madh e ka shkolla 8 vjeçare, ndërsa e gjimnazi në ato vite kishte numër shumë të vogël, po e theksoj, shumë të vogël”, shprehet Mehmeti.

– Nëse gjimnazi i Leskovikut, vijon Mehmeti, është hapur pesë vite pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1950, për 40 vjet, pra në vitin 1990, ka pasur 250 nxënës, dhe numri nuk do të ishte më shumë se 1000 nxënës.

Natyrshëm lind pyejta, si është e mundur që Leskoviku rezulton institucioni më i rëndësishëm se sa Universiteti i Gjirokastrës për numri e pjesëmarrësve?!
Nuk ka mundësi, – thotë Mehmeti, – që numri i amzës të jetë 1145 në një shkollë të bashkuar.
Pikë!, thotë me bindje ai.

Për t’i dhënë kapak këtij vërtetimi, Mehmeti nënvizon, ky është është një letër bakalli dhe asgjë më shumë, sepse nëse në të vërtetë do të ekzisonte një letër transferimi do të kishte disa elementë sigurie të domodoshme. Po flasim për vitin 1993, ku arsimtarët ishin shumë të kujdesshëm në prodhimin e dokumentave zyrtare.

Së pari, thotë ai, nuk ka numër të regjistrit të veçantë që e ka çdo nxënës.
«Po flasim për transferim, jo për argëtim, Vërtetimi është i vitit 1993. Po deftesa ku është?! Po deftesa e vitit të tretë ku është?! Nxënësi transferohet me deftesë dhe kërkesa për transferim adminstrohet në amzë. Po firma e mësues apo mësuesit kujdestar ku është?!

Një element i rëndësishëm është mungesa e ditëlindjes dhe e vendlindjes së personit. Ku ka lindur ai, në Hënë apo në Mars?! Këto janë shenja bazike për një nxënës, të cilat administrohen nga klasa e parë e deri sa përfundon studimet e larta”, nënvizon Mehmeti.
Në fund të argumentave, Mehmeti specifikon, se shanset për të vazhduar apo regjistruar jashtë rrethit në vitin 1990 ishin zero, sepse që të transferohesh duhet të kishte vendbanim ose pashaportizim.

“Vetëm familjet e ushtarake kishin mundësi të nisnin një shkollë tjetër, sepse për ta ekzistonte një ligj i veçantë. Ky personi mos e ka pasur babain ushtarak, apo sigurims ?!,- pyet Mehmeti.

(Shënim: Loja vazhdon. Tani na pret gjimnazi i Kardhiqit)

fff