“Elektroshoku” është zgjidhja!

Nga Petrit VASILI

Tej e kendej Europes se madhe a Ballkanit te vogel shohim qe kur punet marrin per ters, ata qe jane ne krye, te paren e gjerave qe bejne, largohen. Largohen se ata jane relativë dhe te ndryshueshem popujt dhe shtetet,interesi i tyre eshte absolut.

Edhe ketu nder ne, ne Shqiperine e pluralizmit,qe ndonese i vone ca gjera i kish mesuar jo nga vetja, por nga bota,lideret jane larguar per te lehtesuar hallin brengen vendit dhe njerezve qe rrojne,lindin e vdesin ne te,por pse jo edhe per te lehtesuar pergjegjesite e tyre dhe per te perfituar nga gjindja klemencen, qe meriton gjithmone nje veprim i matur dhe ne kohen e duhur.

Por sot ne Shqiperi, krejt ndryshe nga tej e kendej, ka pllakosur menxyra e halucinantit qe  nuk shkulet nga karrigja.

Megjithese karrigja e tij prodhon mjerim dhe i ben njerezit te mallkojne,shfryjne,shajne dhe te ikin pa kthim, gjallesa mbi karrige rri atje, mbi te, i trembur dhe i llahtarisur.

Pertej karriges ai, karrigexhiu,sheh humneren,qe ka ndertuar vete dhe ne fund te saj gjarperinj te shumte, qe levrijne,qe i ka rritur po vete dhe qe do ta hane po ata, pa meshire sapo te bjere aty ….ne fund.

Nje karrige, nje kryeminister gjallese antipolitike,antimorale dhe antiartistike rrine bashke dhe te pandare…ashtu simbiotike,siameze dhe patologjikisht te çmendur.

Kush e di mbase i duhet premtuar ketij halucinanti, qe karrigen do t’ia japim me vete kur te ike dhe ne vetmine e tmerrshme, qe do t’i haje jeten, se paku te kete dhe te perkedhele kembet e rrjepura te karriges dhe te shuaje vetmine me karrigen qe s’flet…

Karrigexhiu ka shkaterruar shtetin,ka bere njesh pushtetet, ka shkaterruar voten e lire, ka blere vjedhur e perdhosur median, ka grabitur parate,ka pastruar para,ka vrare jeten e qindra mijra shqiptareve per te krijuar iluzionin se mund te jete pak me i qete.

Karrigexhiut nuk ka se kush t’i thote se kjo eshte dita me e keqe per te, eshte nje iluzion eshte thjesht nje halucinacion.

Te gjithe ata, qe ai u ka grabitur e vjedhur gjithçka, kane rrembyer sopatat per te prere kembet e karriges. Ata kane lene te gjitha, kane harruar varferine, deluzionin deshperimin dhe kane sot vetem nje qellim, qe me sopata ne dore te presin kembet e karriges. Dhe karrigexhiut nuk do t’i mbetet me as karrigja si relike te pakten,por me shume gjase do t’i mbetet vetem ndonje bisht sopate edhe ky ne se ka fat.

Tej e kendej kur halucinacionet nuk sherohen dot, perdoret  elektroshock i forte, me intensitet shume te larte dhe drejtperdrejt. Koha e elektroshockut popullor ka ardhur, koha e karriges dhe gjalleses mbi te ka kaluar, ja qe keshtu ndodh edhe tej edhe kendej….