Edhe 7-8 kryebashkiakë të Ramës të inkriminuar, Bardhi: Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit

137

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’ se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetrit, Kajmakut dhe Babanit, Partia Demokratike ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione që kanë të shkuar kriminale.

“Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiakë për kryetarë Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra”, tha Bardhi.