Deklarata e fortë e OSBE/ODIHR: Shqiptarëve t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë

OSBE/ODIHR kërkon përmes raportit final të farsës elektorale të 30 Qershoroit që qytetarëve tu garantohet e drejta për të votuar të lirë. Kjo ëhstë një nga pikat më të forta të raprtit të OSBE/ODIHR. Për të parën hërë në këto 20 vitet e fundit OSBE/ODIHR konstaton se në Shqipëri qytarëve nuk u garantohet e drejta e votës së lirë ku tekstualisht në raport thuhet. “Të garantohet e drejta për votë të lirë dhe të fshehtë”.

Në raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për votimet e 30 qershorit, konstatohet edhe fakti që qytetarët nuk ishin të lirë të zgjidhnin, duke shënuar se duhet të riafirmohet mundësia që qytetarët të zgjedhin
Ja disa nga konstatimet dhe vërejtjet e OSBE-ODHIR

Sipas OSBE-ODIHR “KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike”. Një konstatim të drejtpërdrejtë ODIHR e bën lidhur me mospranimin e komisionarëve të opozitës.

Sipas raportit, gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të Vettingut. Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.

ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.

Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.

Sa i përket rolit të KQZ në këtë proces, raporti thekson se, KQZ e interepretoi ligjin në mënyrë tepër të gjerë, ndërsa shton se u cënua transparenca nga ana e anëtarëve të mazhorancës në KQZ.

“KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji”, thuhet ndër të tjera në raport.