Berisha: Të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të Azemit dhe të hedhim në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin…

83

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, si sot 21 vjet me pare Shqiperia perjetoi vrasjen e shekullit. Fallanga te zyrtareve kriminel me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan para selise se PD, sipas nje skenari politik, tribunin e lirise te shqiptareve, prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, kryetarin e pare te saj, Azem Hajdari.

Azem ti je gjalle!

Ata, qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj tij per sistemin e baballareve xhelat dhe mizor qe ai permbysi, kryen me 12 shtator te vitit 1998 vrasjen e shekullit kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber ndeshkimin e historise
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor te te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot mirenjohja me e thelle qe mund te shprehet dhe nderimi me i madh qe mund ti behet Azem Hajdarit, Liderit te Revolucionit Demokratik te Dhjetarit 1990, i cili se bashku me shoket dhe shoqet e tij studente u perball dhe permbysi ne dhjetor te vitit 1990 sistemin me monist te planetit, eshte te ngrihemi ne lartesine e guximit epik te tij dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe rregjimin e kakistokracise te Edvin Mafise dhe klikes se tij kriminale.

Azem ti je gjalle!