Baza Ajrore e RSH dhe NATO

109

Bazën Ajrore Kuçovë, tashmë e miratuar në dispozicion të Nato-s,e shumë pritur nga ne shqiptarët, e vlerësoi një Aset krenarie kombëtare për shqiptarët por edhe Aset strategjik i rëndësishëm për operacionet e pritshme të Nato-s. E shikoj reciprocitet interesash: kontribut shqiptar i rëndësishëm (entuziazëm) dhe interes vendvendosje të NATO-s për facilitete në zhvillimin e operacioneve të pritshme për sigurinë rajonale dhe më gjërë.

Në analizën time do mundohem të argumentoj përse baza ajrore është Aset strategjik i rëndësishëm edhe për Nato-n.

Le të shikojmë elementët që plotëojnë realisht vlerësimin e argumentuar përse kjo bazë është një aset strategjik për Nato-n pertej entuziazmit apo euforise patriotike per ne shqiptaret.

Formimi im ushtarak më jep të drejtën personale qëbaza ajrore në RSH duhet të marrë dhe të vlerësohet nga politika shqiptare si njëaseti rëndësishëm strategjik për Nato-n.Nga ana e saj,Nato duhet ta vlerësoj bazën tonë si një kontribut i veçantë, e përkthyer një buxhet i rëndësishëm i RSH për sigurinë.

Të kontribuosh me asete strategjike, lënie territori për sigurinë botërore është sakrificë për popullin, vlerë sigurie dhe një buxhet kontributi i krahasueshëm jo larg me vendet e tjera të zhvilluara.

Vendet pjesëmarrëse të Nato-s, Europa duhet të kuptojë se Republika e Shqipërisë ka vërtet shansin e vendndodhjes, pozicionin e favorshëm gjeostrategjik për rajonin, Evropën dhe më gjerë nga ku ajo vlerësohet në zonën pothuajse të përgjegjësisë së operacioneve të pritshme në këto hapësira, për të kontribuar duke vënë në dispozicion hapësirat e saj detare/ajrore, porte dhe aeroporte që kanë vlera dhe kontribute ushtarake më shumë se njësi të mëdha e mjete luftarake moderne. Shqiptarët e konsiderojnë ideal NATO-n (në disa nga vendet anëtare zhvillohen manifestime kundër saj) edhe kjo është strategjike për tu vlerësuar.

Vlerësim situate
Republika e Shqipërisë dhe Nato

Për vendin tonë

Prezenca e Nato-s në bazën tonë do të prodhojë më tepër Siguri, më tepër kulturë, më tepër ekonomi, më tepër turizëm, më tepër shtet funksional, (më pak drogë, korrupsion dhe krime) më tepër demokraci dhe më tepër kujdesje të botës për këtë vend i keqfolur, i keq përdorur disi i lënë në harresë të kohës.

Nato, si organizëm politiko-ushtarak,nisur nga fakti që shqiptarët i japin këtij organizmi vendin dhe vlerësimin maksimal, do të jetë për vendin tonë edhe për zhvillimin demokratik si një shkop dirigjenti por dhe «kërbaç» në vendosjen dhe zbatimin e normave demokratike me të cilat ajo funksionon.

a. Për Forcat e Armatosura shqiptare
Baza ajrore e Kucoves do të llogaritet për forcat tona të armatosura (zgjidhje detyre) një strukturë, full operation, operacionale-strategjike për sigurinë e vendit.
Aktualisht FA, për shumë e shumë arsye ju mungon një forcë ajrore reaktive.

Të rikthehemi pak në të kaluarën e forcave ajrore të RSh. Përpjekjet për krijimin e Armës së Aviacionit janë të hershme. Për kuriozitet, hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e avionëve Löhner Daimler nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptar.

Pa hyrë në histori, përpjekjet e shqiptarëve, dëshirën për të patur avionë në hapësirën tonë ishin vit pas viti deri në vitet 1950.
Është pikërisht Baza e Kuçovës që në vitin 1955, kohë kur qielli i saj u trondit për herë të parë nga zhurma e avionëve reaktivë MIG-15, vit kur krijua reparti i parë i Aviacionit Reaktiv dhe më 29 Nentor 1959 fluturuan mbi qiellin shqiptar aeroplanet supersonik MIG 19PM.

Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 95 avionë supersonikë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21; një skuadrile me 12 avionë luftarake MIG-17; 1 avion bombardues IL-28 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15 (24 avionë).
Në përbërje të forcave ajrore ishin dhe shumë avionë me helikë: 3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare; 36 helikopterë MI-4 ; 12 avionë AN-2 transporti ; 12 Avionë JAK-18 ; 12 Avionë PO-2. Të gjithë këta avionë janë tregues realë të një force ajrore të fuqishme në rajon (krahasuar me sipërfaqen dhe nr e popullatës të vendit) si dhe të harxhimeve marramëndëse të buxhetit duke varfëruar në ekstrem popullin shqiptar. Kjo forcë ajrore ana tjetër tregon një përpjekje, dashamirësi shqiptare për armën e aviacionit.

Arma e aviacionit është tepër e kushtueshme edhe për shtete më të zhvilluar ekonomikisht se ne; për vendin tone kjo flote ajrore, nisur nga tregues të fortë varfërie, mbajtja ne sherbim ne dekada te tera ka qene aventure.

Ndaj, ngritja dhe rënia e aviacionit shqiptar shoqërohet me rrugën politike të marrëdhënieve nderkombetare. Fillimisht RSH ishte anetare e Paktit te Varshaves te pakten deri ne 13 shtator 1968, me pas fillon periudha 10-vjeçare e marrëdhenieve shqiptaro-kineze. Pjesa dermuese e avioneve shqiptare i perkasin atij dhjetevjecari. Avionet ishin te rinj dhe bashkekohore, natyrisht gjithmone ne kontekstin e epokes. Pas prishjes edhe me kinezët u mbështetëm në slloganin “me forcat tona”.

Ekonomia nuk mund të mbështeste forcat ajrore, nuk mund të rinovonte flotën ajrore me avionë të kohës, kjo ishte absurde edhe pse këta avionë gjithmonë po humbnin aftësitë operacionale për të përballuar zhvillimet e vrullshme të aviacionit luftarak

Megjithate do te duhej te kalonin gati 20 vjet lëkundje bajate , paaftesie per te kuptuar faktin real se ata ishin per “asgje” ; kohe ku vendet e tjera i kishin vleresuar si “arkivol fluturues” qe me se fundi te kuptohej se shkelqimi i aviacionit shqiptar ishte zverdhur me kalimin e kohes, sikunder fotografite qe zverdhen me kalimin e kohes dhe nuk lexohen me. Vendimi për heqjen nga armatimi i avionëve Mig (viti 2005) ishte shumë me vonesë duke sakrifikuar jete njerezish dhe harxhuar shume buxhet per asgje . Ata ishin kthyer te rrezikshem per jeten e pilotit.

Post 90 ta, hapja e vendit drejt Shba dhe BE dhe vijimi i mbajtjes të flotes ajrore pa ndryshime të struktures, ku mungonin armiqtë imagjinarë, ishte marrëzi e epokës së re demokratike.

Në këtë mungesë totale të avionëve me krahë fiks, reaktivë luftarakë, në vlerësimin ushtarak të traditës shqiptare, baza ajrore e Kuçovës dhe populli shqiptar rikthen historinë e avionëve reaktivë.(Nostalgjiket…)

b. Për zhvillimin ekonomik të rajonit Berat -Kuçovë

Rajonet e disllokimit të Bazave ushtarake te Nato-s, të kudondodhura në botë, vlerësohen edhe si asete zhvillimi ekonomik të rajonit, pra rajoni ynë do ta ketë privilegjin që të përfitojë nga ndërtimi, mbajtja dhe zhvillimi infrastrukturor të bazës.

Investimet për modernizimin e bazës do të përfshijnë edhe investime për rregullimin infrastrukturor për rreth bazës, pra investimet nuk do të jenë vetëm branda bazës por në urat lidhëse (rrugët nacionale) të bazës me të tjera objekte dislokimi apo mirëmbajtje/logjistikë që kërkohet për të realizuar misionin. Baza e Kuçovës normalisht do të kërkojë edhe objekte të tjera rezervë si aerodromë, përfshi dhe porte detareqë do të jenëparaprakisht priorìtet nën kujdesin e Nato-s.

Baza ajrore shtrihet në gjatësi dhe gjerësi në rajonin Berat –Kuçovë, e baraslarguar nga dy hapësirat e qyteteve kështu përfitimet ekonomike do të shtrihen në dy qytetet. Psh. vendbanimet për personelin e bazës mund të jenë në qytetin e Beratit.

2. Vlerësim situate, Nato dhe shqiptarët

Përgjatë këtyre viteve demokracie vlerësohet tashmë qartësisht uniteti i gjithë popullit dhe spektrit të saj politik për të mbështetur çdo lloj operacioni, kur ai kërkohet për të mbrojtur lirinë e popujve, vlerë që në situata krize si vendet e rajonit, BE dhe vende anëtare të NATO-s nuk kanë dakordësinë e veprimit.

RSH është vendi më pro dhe dashamirës i Nato- s në botë, që kupton më pak ose jo shqetësime sigurie për aktivitetin e saj gjithanshëm në këtë rajon. E shprehur ndryshe Shqiptaretjanë ushtarë plus për sigurinë e saj. Siguria njerëzore në këtë rajon vendndodhje, Berat-Kucovë, është më e qetë, pa problematikë të kohës, me mentalitet të kërkesës për shtet funksional, madje e shikojnë Nato-n si shpresë për të ardhmen e tyre.

Për realizimin e misionit politiko-strategjike
Baza ajrore ndodhet në një vend gjeografikisht strategjikisht i rëndësishëm për misionet e pritshme operacionale/strategjike në rajonin e Ballkanit dhe përtej tij. Rajoni ku ndodhet aktualisht Baza ajrore, ka qënë historikisht lakmi e vendeve të zhvilluara të kohës për qëllime strategjike rajonale, lakmi që vazhdon fuqishëm edhe sot për ti dhënë mundësinë që të prek ujrat e ngrohta të detit Mesdhe,Adriatik dhe të Jonit”putra e ftohtë e ariut polar”.

E ndodhur në qëndër të hartës gjeografike të rajonit të komplikuar,ku përplasen interesa politike ekonomike, zgjidhja e detyrave është lehtësisht e realizueshme duke vlerësuar kohën, distancën dhe facilitete në rrugën e realizimit të misionit me mjete ajrore/tokësore dhe detare.

Për sigurinë e zhvillimit të misionit
Vlerësuar në këndvështrimin e influencës të luftës së ftohtë Nato me kundërshtarët e saj , vendodhja e bazës, e strehuar në mes dy maleve, me sisteme të mbrojtjes nëntokësore tashmë të përgatitura për vendbazima vionësh, teknikë tokësore dhe strehimin e komandave operacionale favorizon dukshëm siguri: kibernetike, përgjimesh, rikoshet radio/llokative e të tjera elementë luftimi të bërjes së luftës.

Infrastruktura
Ndërtimi infrastrukturor i pistës egzistuese të fluturimit, urat lidhëse të saj, pista urgjente, vendqëndrimetdhe shërbimet e tjera realisht të gjitha janë në parametra të kohës.Në këtë aerodrom, piste fluturimi është vërtetuar ulje-ngritje të avioneve reaktivë dhe supersonikë, avionë transporti strategjike (të rëndë) në të gjitha kushtet meteorogjike.

Pista e fluturimit ka përmasat optimale 2840 x 67 m lejon lehtësisht ulje-ngritje të avionëve të shpejtësive dhe ngarkesave të ndryshme.( avion trasporti strategjike te rende)

Në nëntor të vitit 2001 u krye rikonstruksion në përputhje me standartet e NATO-s, në një bashkëpunim shqiptaro-turk.

Pista e sotme ka një sipërfaqe prej 30.000 m2, ndërsa rrugët lidhëse ndërmjet fundit dhe kreut të saj, kanë një sipërfaqe prej afro 20.000 m2

Kushtet e fluturimit në bazën ajrore

Në praktikën time fluturuese në të gjitha aerodromet e RSH si dhe në njohjen time për aerodromet e tjera në botë, nuk gabohem nëse e ripërsëris të bazuar mendimin tim të dikurshëm se, Aerodromi i Kuçovës të afron parametra, kushte shumë të favorshme meterologjike duke e konsideruar :

Një piste fluturimi ideal. Ky është dhe fat për pilotat që do të fluturojnë në këtë pistë. Pista e fluturimit e “ul avionin pa pilot” ne zhargonin pilot, duke shtuar ardhjen vizualisht ne aerodrom nga pruresat gjigand malin e Tomorrit dhe Shpiragut. Aerodromi eshte idéal per fluturim.

Të ndryshme .
Përse?
Ngrohja e planetit ka sjell fakt çrregullime të dukshme herë herë të tmerrshme rritjen e forcës të erërave, mjergullës dhe tufaneve; më katastrofike vlerësohet nga studjuesit rritja e nivelit të ujit (në fund të këtij shekulli një metër), te gjitha keto parashikojnë në vitet e ardhshëm mbylljen e 4400 aeroporteve civilë që ndodhen në zonën e kësaj influence klimaterike si në Japoni, Hollande dhe SHBA.

Aerodromi i Kuçovës është larg këtij fenomeni tashmë qe po ndodh në hapësirën qiellore të globit, aty nuk krijohen erëra, tufane, mjergull dhe aspak parashikime përmbytje që bëhen pengesë serioze për fluturimin kjo duhet pranuar si vlerë e madhe te kushteve atmosferike për Nato-n.

Por, në euforinë që na ka sjellë kjo bazë, duhet të mendojmë dhe ndoshta për pasojat që do të kenë fluturimet ajrore në këtë zonë. Në të mirë ka dhe të keqe……

Ekspertët e Nato-s duhet të mirëllogarisin efektin ndotje të ambjentit (pak akustike) për të ruajtur parametrat për jetëse të popullatës pasi zona e Kuçovës ndodhet tashmë në një ndotje të ambjentit nga puset e naftës.

Bëj të qartë se, Studimet e fundit sjellin konkluzionin se Avionët janë ndotësit kryesorë të klimës, te ambjentit duke hedhur miliona tonelatë: gazi karbonik, avujt e nxehtë që krijojnë vijën e bardhë në qiell, oksidet e azotit (Nox), djegia keresone, e metanit (vrasësi i shëndetit) etj të gjitha këto krijojnë kushte të sigurta për katastrofën klimaterike, nxehtësi në rritje të planetit.
Notë: vendimin e Nato-s për bazën e Kuçovës e vlerësoj me shumë vonesë. Në dijeninë time politika shqiptare e ka afruar si aset për Nato-n që ne vitin 2000, kjo nuk u realizuar.
___________________________________
Baza e Kuçovës
Vendndodhja: ndodhej 64 kilometra në jug të Tiranës
Koordinanat: 40° 46′ 19V 19° 54′ 7L
Kodi Ndërkombëtar: ……..
_____________________________
Strehimet
Tynelet
Tuneli i madh i avionëve, i ndërtuar në formë patkoi, apo U-je, kishte dy hyrje-dalje, në secilën prej të cilave ishin nga dy palë dyer të mëdha, aq sa duhej për të kaluar lirshëm avionët. Ato ishin prej hekuri e betoni dhe me strukturën e tyre mendohej se ishin të afta të përballonin valën goditëse të bombës atomike.

Në çdo tunel, do kaloje një sistem dyersh, të llogaritura që të ndalonin efektet e bombardimeve, apo të valës goditëse, të mbërrinin deri tek objektet e punës së njerëzve e teknikës. Një bombardim, mund të nxirrte jashtë përdorimit njërën, apo disa prej dyerve, por gjithsesi, sistemi me shumë dyer parandalonte shkatërrimin e plotë të objekteve që ishin në zemër të malit.

Pranë çdo depoje dhe objekti kishte disa dyer të tilla rezervë. Në vendvendosjen e avionëve ishte hyrja për në tunelin e vendkomandës së repartit. Nga një sallë e madhe drejtoheshin operacionet e luftimit. Ajo kishte pranë sallën e kontrollit të hapësirës ajrore, një sallë mbledhjesh, zyra të ndryshme për drejtuesit e repartit, mensën e të gjitha ambientet e nevojshme për të gjithë efektivin.