Ambasada Britanike reagon për Tahirin: Dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje

63

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar pas vendimit që dha dje Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Përmes një deklarate, ambasada thekson se, verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet.

‘Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet.

Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend’, thuhet në reagimin e ambasadës.