21 vjet pa ty, Azem!

54

21 VJET PA TY ‘’LEGJENDE’’!
‘AZEM’ IDETE E TUA, FRYMEZIMI JONE..

Kaluan 21 vjet dhe asnje dite nuk je ndare nga ne, me prezencen tende, si nje gjigand qe vetem rritesh dhe pushton fusha, kodra e male, si nje gjigand qe pushton mendje dhe zemra, si nje gjigand qe frymezon me idete e pakushtezuara nga liria individuale dhe vlera e tyre per te ndalur autokracine qe here pas here ishte dhe eshte rreziku me i madh per shqiptaret.

Kaluan 21 vejt pa fizikun tend AZEM, por ne bashkeudhetojme me madheshtine tende epokale qe na frymezon dhe rrit ndjenjat per nje Komb te bashkuar te lire e demokratik si gjithe Europa.

AZEM ?! po te drejtohem me dhimbje te madhe ne zemer se ne vazhdojme akoma te ropatemi dhe jemi aty ku na le para 21vjetesh, jo se sduam te ecim, jo se sduam te zhvillohemi, jo se sduam te emancipohemi, jo se sduam te jetojme te tashmen dhe te projektojme te ardhmen por vendi eshte marre peng nga bandat e kuqe, nga bijte e eterve qe sot po udheheqin si sekt mafioz duke dhunuar dhe tmerruar popullin nepermjet institucioneve te kapura nga kryemafiozi ed-ver rama. Por jo vetem kaq, kete sekt hajdutesh dhe manipulatoresh po i mban ne kembe mungesa jote se po te ishe ti sot gjalle do ishe pjese e vendimmarrjes dhe zbatueshmeris te vendimit nga organet drejtuese te PDSH-se per te djegur mandatet dhe ti jepeshe fund qeverise se krimit duke kaluar vendin ne zgjedhje te parakoheshme dhe kurre nuk do i jepje frymemarrje antikombetarit rama.

AZEM ?! 1990 na beri bashke, jo sepse erdhi koha si dhe duan ta shkruajne historine disa pseudo dhjetoriste apo intelektuale te bashkuar me ne por e verteta eshte se zemra jote e alternuar nga forca e lirise shpertheu dhe pushtoj zemrat tona dhe aji moment prodhoi nje lider qe frymezonte me cdo fjale qe artikulonte dhe jehona buciste ne cdo sy e vesh, sidomos te atyre qe u dhunuan, denuan, iternuan 50-vjet. Me ty, Lider Azem u bashkuan studentet, punetoret, te perndjekurit, nje pjese intelektualesh e gjithkush qe donte ndryshimin por aty u perfshine edhe prinderit ofiqare qe me strategjine e tyre ogurzeze mbeshteten shpetimin e lekures te tyre pasi kishin pushkatuar, denuar, iternuar burra e gra te pafajshem vetem se kerkonin liri dhe projektuan qe femijet te gezojne ofiqet, te uzurpojne ekonomine dhe pasi te fuqizohen te drejtojne politiken.

Azem ?! Ju e kuptuat skenarin ogurzi dhe me dhuntine e nje lideri, me lirine qe administroje individualisht bete perpjekje titanike ta ndalonit skenarin por fatkeqesisht eterit komuniste pas 5 vjetesh ngriten njesitet guerile dhe si cetnike te pameshirshem realizuan 1997-n . Eterit tashme bashke me bijte te fuqizuar ekonomikisht donin pushtetin politik dhe shkaterruan vendin. Ju perseri u ngritet si vigan por tashme me i bindur se kurre qe akti stimulues i eterve ne 1990-n ishte nje mashtrim i madh per demokracine dhe lirine e individit si dhe kercenim serioz per nje Shqiperi si gjithe Europa.

Azem ?! Une si bashkeudhetar me ty per disa vite pasi dora gjakatare e pushtetit te ndau fizikisht nga ne, kuptohet une ndjekesi e ti Lideri, kam shume per te thene per publikun dhe per te sjaruar disa momente por sot e gjukoj me te rendesishme qe idete dhe fryma ‘AZEM’ duhet te ngulitet ne cdo zemer dhe mendje shqiptari qe do liri dhe sovranitet nga sekti mavi dhe te ngrihen si uragan per te shpetuar, tashme nga bijte, sepse eterit ose sjan ose lengojne.

AZEM TI JE GJALLE, TI JE IDE DHE FRYMEZIM…

Kryetar Dega E PD Librazhdd
Bujar Vreto
12-09-2019