Vrasja e 26 vjeçarit në Tiranë/ Denoncimi i Berishës: 50 mijë euro për të manipuluar dosjen

Një shumë prej 50.000 eurosh është dhënë për të manipuluar dosjen e vrasjes së Endrit Çelajt në Tiranë, krim për të cilin janë shpallur në kërkim vëllezërit Kusi. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një mesazhi ardhur në adresë të tij nga një “polic burgu i Fushë-Krujës”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ja se si narkoshteti do mbroje vrasesin e Endrit Çeles!

Banda Kusi eshte bande vrasjesh dhe trafiqesh e Partise se Krimit.

50000 euro jane dhene qe narkopolicia dhe OPGj te manipulojne dosjen.

Vrasesi do te dorezohet dhe do cilesohet vrasje pa dashje nga shkrepja e armes.

Keto jane denoncimet e policit dixhital nga burgu i Fushe Krujes!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Prsh zoti Berisha jam nje polic burgu i fushe krujes.sot pran ketij burgu erdhe grupi i Bujar kusit qe fshehu vrasjen e djemve te tij te punonjesit te kondicionierit. ne fakt njerzit po i vret drejtesia se cdo vrases qe ka vrare 2 a 3 here nuk ka bere me shum se 7 vite burg e ai vret te 4 in etj. po cpo ndodh Bujar kusi do lirohet se eshte arrit marreveshja qe te dorezohet djali e vrasja te konsiderohet si vrasje nga pakujdesia ne grindje e siper e arma beri shkrepje te pa vullnetshme e per keto si fillim jane paguar 50 mije euro qe opgj te bej dosjen. pra viktima i trete ne tok nga familja kusi eshte fajtor.