Vëllai i deputetit të Ramës në Krujë shpallet në kërkim për drogë

93

Trazhgim Sokolaj, gazetar i njohur i kronikës dhe redaktor në Ora Neës, ka bërë një deklaratë të fortë nga ky televizion sonte në mbrëmje, ndërsa tha se vëllai i një deputeti është në kërkim për kultivim kanabisi.

Sipas Sokolaj, Kruja është zona me problematike për kultivim kanabisi.
‘Në Krujë pothuajse çdo ditë gjatë muajit qershor ka pasur sekuestrim të parcelave me droge, ka pasur referime të policisë. rezulton që aktualisht është një nga zonat më problematike për rikthimin e këtij fenomeni.
Në rastin e Krujës është një person i akuzuar për kultivim, kryetari i fshatit, kryetari i njësisë administrative që janë të shpallur në kërkim për një rast me 850 bime rrënjë kanabis.

Ka dhe persona me lidhje politike, po në Krujë është shpallur në kërkim vëllai i një deputeti për kultivim të parcelave me kanabis. Të dhënat jo zyrtare që më vijnë nga terreni janë që ka sekuestrime në sasi të vogla, por që janë sekuestrime të përditshme, që nga policia nuk raportohen.