Tifozët e Realit kundër transferimit të Neymar

52

E ardhmja e yllit brazilian mbetet e paqartë te Paris Saint Germian, në prag të fillimit të sezonit të ri.
Dëshira e lojtarit raportohet të jetë një rikthim te Barcelona, por raportet jo të mira mes klubeve, po bllokojnë finalizimin e këtij transferimi.

Në një situatë të tillë, nuk është përjashtuar mundësia e transferimit të Neymar te Real Madrid, i cili vazhdon të pëlqehet nga presidenti Florentino Perez. Por ndryshe nga Perez, mendojnë tifozët e Real Madridit.

Sipas një sondazhi të ‘AS’, ku kanë marrë pjesë mbi 150 mijë votues, 90 mijë prej tyre kanë votuar kundër transferimit të Neymar, që i bie në një përqindje prej 59.67 për qind.