Show i Ramës, Beso zbyth Braçen nga kazinoja  

159

Zv.kryeministri Erion Braçe njoftoi mbrëmjen e djeshme, se kompleksi Tajvan në zemër të Tiranës është mbyllur nga shteti, pasi ka shkelur ligjin, duke mos lëshuar për dy herë radhazi kupon tatimor për klientët e tij.

Inspektoriati i Tatimeve ka bllokuar barin dhe restorantin tek Tajvani, ndërkohë që kazinoja e kompleksit nga sot do të vijojë sërish punën normalisht.

Arsyeja e mosbllokimit lidhet me niptin, Kazinoja e ka të ndarë më vete nga bari dhe restoranti.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari i Top-Channel, Klodian Tomorri.

Përmes një postimi në Facebook, Tomorri ngre “pyetjen 1 milion dollarëshe”: “Kur e mori vesh qeveria që kazinoja kishte Nipt tjetër dhe nuk mund të bllokohej? Në drekë apo tani në darke?

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit

Nje pergjigje per kazinone

Zvkryeministri kishte nje postim ku listonte argumentat e mbylljes se Tajvanit nga administrata fiskale. Ne fund te statusit kishte bere nje sqarim edhe per kazinone, si pergjigje ndaj dikujt te cilin e quante “i zgjuari qe sa here ben propagande, i heq vetes nga nje tulle”. Gjasat jane që i zgjuari që bën propagandë të jem unë.

Zoti Brace thote se nuk mund te mbyllet kazinoja si licence per shkak se eshte miratuar me ligj te vecante dhe mbyllja e njeanshme do ishte cenim i sigurise juridike, qe do ta demtonte shtetit ne arbitrazh. Ky ishte sqarimi per heqjen e licences, totalisht i panevojshem sepse askush nuk ka folur per heqje licence para kohe.

Ndersa per sa i perket bllokimit si aktivitet per 30 dite ashtu sikurse parashikon ligji i procedurave tatimore kur nje subjekt kapet ne shkelje te perseritur per mosleshim kuponi, zoti Brace sqaron se ne shkelje eshte kapur Tajvani, jo kazinoja, e cila ka nipt tjeter. Dhe per kete shtron edhe pyetjen ironike pyet cdomethene kur ka nipt tjeter.

Modestisht une e di cdomethene kur ka Nipt tjeter. E dija edhe qe kazinoja nuk mund te bllokohej 30 dite sepse regjimi fiskal i kumarit nuk ka lidhje me kuponat, por funksionon ne tjeter menyre. Por ajo qe me shtyu te beja ate postimin me propagande ishte statusi i mengjesit i zotit Brace, ku shkruante kemi mbyllur kazinone?

Tani pyetja 1 milione dollare eshte kjo: Kur e mori vesh qeveria qe kazinoja kishte Nipt tjeter dhe nuk mund te bllokohej. Ne dreke apo tani ne darke?

Sepse ne mengjes zv kryeministri shkruante kemi mbyllur kazinone, sic tregon fotoja bashkangjitur.