Qytetarët godasin Tom Doshin me shishe me ujë

100

Protestuesit goditën me shishe uji deputetin e Ramës, Tom Doshi ndërsa ai ka dalë nga mbledhja e Këshillit Bashkiak. Protestuesit janë irritur nga dalja e Doshit që u ka kaluar pranë tyre dhe e kanë konsideruar këtë si një provokim politik.

Truprojat e Doshit janë munduar që ta mbrojnë atë, ndërsa protestuesit e kanë gjëmuar nga pas.

Deputeti Tom Doshi ka mundur të largohet nga vala e protestuesve, që e kanë ndjekur nga pas për disa qindra metra.

Ndërkohë kjo lëvizje ka bërë që anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalin lirisht nga mjediset ku u zhvillua mbledhja, Bblioteka e qytetit, e cila ishte e rrethuar me policë dhe protestues.

Protestuesit e acaruar kanë qëlluar në drejtim të pjestarëve me shishe uji dhe sende të tjera të forta.