Pollo denoncon skandalin me “Air Albania”: 41% e aksioneve, pa hedhur asnjë lek, i përkasin…

Genc Pollo ka denoncuar skandalin që fshihet pas aferës me Air Albania. Pa mbërritur ende vjeshta kur kompania ajrore ‘Air Albania’ pritet të rinisë fluturimet drejt Evropës, kjo sipas fjalëve të kryeministrit Edi Rama, janë hedhur hijet e para të dyshimit mbi lidhjen Rama- ‘Air Albania’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzon Ramën për favorizimin e një miku të tij, i cili sipas tij, ka marrë 41% të aksioneve të avionit të dytë të “Air Albania”, pa ivestuar asnjë qindarlë.

“Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”. Air France, Lufthansa, British Airëays e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore.

Shefi i qeverisë së Francë, Gjermanisë, Britanisë e Italisë, asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”. Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania”, shkruan Pollo në postimin e tij në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here