Përplasje me armë në lokal, dy të plagosur rëndë në Elbasan

85

Qyteti i Elbasanit është gjendur sërish ditën e sotme nga breshëritë e armëve. Burimet bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, pranë pallatit të Sportit.

Burimet bëjnë me dije se autori dhe dy të plagosurit janë grindur verbalisht mes tyre  në një lokal pranë Pallatit të Sportit.

Pas sherrit verbal, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën duke lënë të plagosur dy të tjetër.

Autori është larguar menjëherë pa ngjarjes. Ndërkohë që ai është identifikuar nga policia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ku janë nën kontrollin e mjekëve.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Feriz Bardhi, në prag të banesës së tij, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan, ku personat janë qëlluar nga jashtë lokalit. Është ende i paqartë numri i personave të plagosur të mbetur nga kjo ngjarje, ku fillimisht u fol për tre të tillë, ndërsa në minutat e fundit përflitet se janë 2 të tillë.

Ndërkohë Policia ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit, për të ndaluar autorët, ndërsa nuk ka ende një komunikatë paraprake nga Policia.