Perëndimi dhe Rusia: Rrënjët kulturore e një konfrontimi

93

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, jo vetëm elita properëndimore ruse, por edhe shumica dërrmuese e popullsisë ushqente shpresën që të  bëhej pjesë e komunitetit perëndimor ose, më mirë, të bëhej sërish pjesë e Europës pasi kishte bërë një rrugë të veten, duke filluar nga Revolucioni i Tetorit. Mendohej se kjo do të kishte qenë rrugëtimi i natyrshëm për Rusinë. Por pas të gjitha dyzimeve të viteve ’90, qysh gjatë mandatit të dytë të Putinit është dukur qartë se ky rrugëtim nuk ishte aspak i mirëqenë. Europa nuk e  donte Rusinë, por edhe Rusia nuk donte më të lidhej me Europën monderne dhe vlerat e saj. Të  dyja qenë reciprokisht të zhgënjyera, pasi kishin një imazh fals të njëri tjetrit dhe shpresa false ndaj njëra tjetrës. Europa, si edhe në përgjithësi Perëndimi, ishte e bindur se me fitoren në «Luftën e Ftohtë» kishte ardhur «fundi i historisë» dhe se pjesa tjetër e botës, përfshi Rusinë, duhej ta ndiqte modelin perëndimor. Përkundrazi, në Rusi, rezultuan iluzore shpresat  e ripranimit në rrethin e shteteve europiane, jo vetëm pse vendi kishte qenë shumë më pak «europian» nga sa mund të  imagjinohej, por edhe pse Europa, qysh nga fillimi i shekullit të XX, kishte ndryshuar ndjeshëm.

Të dy korrentet kryesore kulturore që në Rusi të çonin tek Europa – lëvizja punëtore dhe kultura borgjeze, me arsimimin humanistik dhe vetëdijën historike të saj – qenë shkrirë dhe qenë zëvendësuar nga një korrent krejtësisht ndryshe. Tranzicioni nga modernizmi në pasmodernizëm, që në Europpë dhe në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur midis viteve ‘60 dhe ’80 të shekullit të  XX, në Rusi ka ndodhur me perestrojkën, por është refuzuar me shpejtësi. Ashtu si në shekullin e XIX kishte qenë bastioni i forcave konservatore në Europë, edhe sot Rusia është vendi që i kundërvihet ideologjisë dominuese në Perëndim. Ajo deri shikohet si forca tërheqëse që qëndron prappa lëvizjeve nacionaliste në kontinentin europian. Njëkohësisht, manifestohet një afërsi e pabesueshme ideologjike (nëqoftëse merret në konsideratë përvoja historike, sidomos e shekullit të XX, por jo vetëm) me qeveritë aktuale të Europës Lindore. Cili është shkaku i gjithë kësaj? A mund të flitet për një afërsi ideologjike e shpirtërore në kuptimin e vërtetë të fjalës të bazuar historikisht?

Konflikti midis Perëndimit dhe Rusisë nuk ka vetëm arsye politike e gjeostrategjike, por, siç ka shkruar publicisti dhe filozofi gjerman Hauke Ritz në një artikull shkencor për Institutin Oriental e Wismar, edhe një dimension kulturor. Arsyeja qëndron në faktin që Rusia dhe Europa kanë vizione të botës të ndryshme pikërisht për shkak të afërsisë së tyre historike, gjeografike dhe kulturore. Që shpërthejnë konflikte midis fqinjësh, shihet qartë në reagimet e ndryshme e elitave perëndimore (që pasqyrohen në masmediat më popullore) kur ndodhin devijime ndaj standardeve perëndimore në Shtetet e Bashkuara (Trump), në Europën Lindore (Hungari e Poloni), në Turqi, në Rusi apo në Kinë dhe në Arabinë Saudite. Nëse në rastin e Europës Lindore bëhet fjalë për të rujtur unitetin e Bashkimit Europian – dhe kjo është e kuptueshme – në rastin e Shteteve të Bashkuara reagimi ndaj zgjedhjes së Trump tregon se në shtëpi nuk tolerohet as devijimi më minimal ndaj unitetit ideologjik. Për sa mund të  jenë të ndryshme, Turqia dhe Rusia gjykohen me të njëjtat  kritere. Ata nuk janë Perëndimi dhe megjithatë duhet të orientohen nga vlerat perëndimore; në rast se nuk e bëjnë, është nevojshme që të merren masa ndaj tyre.

Nuk është kështu në raste të tjera. Për shembul, që në Perëndim nuk bëhen kritika ndaj asaj që ndodh në Arabinë Saudite – për mënyrën sesi trajtohen gratë dhe pakicat fetare apo të natyrave të tjera – ka mundësi nuk varet vetëm nga interesi ekonomik, por edhe nga fakti që ky vend konsiderohet si diçka «ndryshe», si pjesë e qytetërimit mysliman, që ka ligjet e veta. Por Rusisë nuk i lejohet një gjë e tillë. Njëkohësisht, anëtarët  e elitës aktuale ruse dhe në veçanti Putini e konsiderojnë veten «europianë të vërtetë» dhe gardianë të qytetërimit europian, që sot është zëvendësuar nga multikulturalizmi. Megjithatë, është vërtet Rusia një «Europë e vërtetë»? Po Putini është «europiani i vërtetë», siiç dëshiron të paraqitet për sytë e lëvizje konservatore në Europë? Apo për Kremlini referimi ndaj vlerave tradicionale europiane është vetëm retorikë dhe Rusia nuk është një «Europë  e vërtetë», por të paktën për sa u përket elitave ekonomike dhe politike, është pjesë e botës së globalizuar pasmoderne ku patriotizmi dhe besnikëria ndaj vlerave të lashta u lihen qytetarëve të  thjeshtë?

Pasmodernizimi i Perëndimit dhe reagimi në Rusi

Sot pohohet se në Perëndim «modernizmi» është zëvendësuar nga «pasmodernizmi», vlerat e të cilit Rusia, bashkë me Turqinë dhe me shumë vende joperëndimore – nuk dëshiron t’i pranojë. Me termin «pasmodernizëm» nuk referohet këtu me aarsyet filozofike, që nuk kanë të bëjnë aspak me Rusinë, por me arsyet politike e sociale dhe me pasojat e tyre. Në artikullin e sipërcituar, Ritz thekson se «pasmodernizmi» është krijuar si ppërgjigje dhe si alternativë ndaj pasmodernizmit komunist. Ndërsa Rusia ka marrë nga Revolucioni Francez vlerat e vëllazërisë e të barazisë, Perëndimi është përqëndruar mbi atë të lirisë. Ky zhvillim është avancuar qëllimisht gjatë «Luftës së Ftohtë», për të krijuar një të majtë alternative jokomuniste.

Në fakt, është e pamohueshme që zhvillimi i së majtës jokomuniste në Perëndim  duhet të kuptohet si reagim ndaj komunizmit. Në vitin 1950 u themelua në Paris «Kongresi për Lirinë Kulturore», me detyrë kontrollimin e politikës kulturore në Europën Perëndimore, me qëllim që të reduktonte influencën e bllokut lindor në një zonë të tillë. Nga ky Kongres kanë lindur në Gjermaninë Perëndimore, në Britaninë e Madhe dhe në Itali rrjeti i intelektualëve dhe i artistëve që me shpejtësi kanë ushtruar influencën e tyre mbi popullsinë. Siç shkruan Ritz, «diskutimet dhe debatet e majta të asaj kohe janë analizuar hollësisht». Janë avancuar disa tema që mund të ndryshonin nga komunizmi: kritika e racizmit, emancipimi i grave, lufta për të drejtat e pakicave, protesta kundër shkatërrimit mjedisor, liria seksuale. Filozofi gjerman pohon: «Në vitet ’80 e majta jokomuniste në Europë ishte bërë aq e fortë sa të krijonte një kulturë drejtuese të re. Njëkohësisht, kishte ndodhur një dobësim dhe, së fundi, rënia e lëvizjes punëtore. Sa më shumë kjo humbiste rolin e saj tradicional, aq më shumë Bashkimi Sovjetik humbistte shanset e tij për ta influencuar  kulturalisht Europën Perëndimore».

Nëqoftëse pranohet, të paktën pjesërisht, se është e vërtetë që shfaqja e pasmodernizmit kulturor është e lidhur me kontrastin ndaj komunizmit, mund të kuptohet sesi ai nuk e ka një sharm universal dhe sesi refuzohet jashtë kulturës perëndimore. Kjo ndodh në vendet e ish bllokut lindor, por edhe në botën islamike. Ritz thekson se ishte shumë më e vështirë të transferoheshin vlerat e pasmodernizmit në kultura të tjera, pasi «duke qenë se pasmodernizmi kishte lindur gjatë “Luftës së Ftohtë”, referimi univok ndaj vlerave të Revolucionit Francez është bërë themelor për sistemin e tij të vlerave». «Lufta e Ftohtë» e ka bërë Perëndimin që të zhvillojë një kulturë e cila bazohet vetëm mbi një pjesë relativisht të vogël të traditës europiane, duke i braktisur të gjithë ato aspekte të Iluminizmit që kanë qenë rivendikuar nga socializmi.

Kultura europiane dhe Rusia në histori

Nëqoftëse marrim në konsideratë historinë, del se duke filluar nga Pjetri i Madh Rusia ka qenë pjesë e hapësirës kulturore europiane. Kulmi i një zhvillimi të tillë është arritur në periudhën që shkon nga mbretërimi i Katerinës së Madhe deri në fundin e shekullit  të  XIX dhe në fillimet e shekullit të XX. Në shekullin e XIX dukej sikur kishte një unitet të kontinentit europian që përfshinte edhe Rusinë. Nuk mund të mohohet se artistë, shkrimtarë e shkencëtarë rusë kanë pasur një rol të rëndësishëm në zhviillimin e artit, letërsisë, muzikës dhe shkencës europiane në atë shekull. Edhe influenca e kulturës europiane ndaj Rusisë atëhere ka qenë e konsiderueshme. Mund të thuhet se pothuajse të gjitha korrentet shpirtërore, nga fundi i shekullit të XVII deri në fillimin e shekullit të XX, kanë pasur jehonë në Rusi. E megjithatë kjo jehonë ka ushtuar në këtë vend ndryshe nga pjesët e tjera të botës, sidomos krahasuar me Europën Perëndimore.

Akoma më i rëndësishëm është fakti se uniteti në dukje i kontinentit europian, nëqoftëse flitet për Rusinë, ekzistonte vetëm në nivel elitash. Idetë që vinin nga Europa nuk arritën kurrë fshatarët, punëtorët dhe bile as borgjezinë e vogël ruse. Një shembull i unitetit kulturor të kontinentit europian në fillimin e shekullit të XX është ai që Thomas Mann përshkruan në veprën e tij Mali i magjepsur (1924), ku ngjarjet zhvillohen në mjedisin ndërkombëtar të një sanatoriumi zviceran. Në kulturën europiane mori pjesë vetëm një numër i vogël rusësh. Kur flitet për një vend kurimi në Zvicër apo në jugun e Francës, ashtu si në kohërat e Thomas Mann, sot mund të mendohet se uniteti i Europës nuk ka humbur asnjëherë. Por duhet pasur parasysh se në një unitet të tillë, sot më shumë se 100 vite më parë, vetëm pak mund të marrin pjesë, të paktën për sa i përket popullsisë ruse.

Revolucioni i Tetorit dhe lufta civile pasuese e eliminuan këtë shtresë të brishtë elitash europiane që shërbente si urë lidhëse midis botës perëndimore dhe asaj ruse, dy botë që qenë shumë të ndryshme midis tyre. Pr komunistët nuk donin ta largonin Rusinë nga Europa; dëshironin që vendi të merrte pjesë në zhvillimin europian, por sipas ideologjisë marksiste. Synonin që të siguronin me forcë atë që Pjetri i Madh kishte kërkuar të realizonte me masën e rusëve që nuk qenë europianë, duke dashur që t’i bëjë të tillë. Atëhere morën si model Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, rezultati i vetëm që arritën qe ai i shkatërrimit të Rusisë tradicionale. Qysh në vitet ’20, rusët kanë kërkuar që të bëjnë atë që në Europë quhet «dekonstruktim» i kulturës, domethënë zëvendësimin e kulturës tradicionale me një tjetër krejtësisht të re. Janë ngjitur në pushtet në një mjedis bujqësor të pasur me shumë potencialitete, por i prapambetur. Diferenca midiis qyteteve dhe fshatrave në Rusinë e asaj kohe – siç edhe në shumë vende akoma sot – mund të krahasohet me atë midis qyteteve tregtare dhe zonave të brendshme të Kinës. Përpara revolucionit, si nga pikëpamja kulturore, ashtu edhe ekonomike, qytetet e Rusisë qenë shprehje e shoqërisë moderne industriale, por në fshatra, ku jetonte më shumë se 70% e popullsisë, shpesh mbizotëronin kushte arkaike.

Në fillimin e viteve ’20, si pasojë e luftës civile, akoma më i rëndë ishte fakti që në Rusi qyteti praktikisht ishte zhdukur: industria ishte shkatërruar, punëtorët qenë kthyer nëpër fshatra, borgjezia dhe fisnikëria, ashtu si edhe inteligjenca e vjetër, qenë eliminuar. Tani, në një tokë fshatarësh, bolshevikët kishin detyrën e ndërtimit të socializmit, që sipas teorisë marksiste mund të zhvillohet vetëm në një shoqëri moderne industriale. Ata kanë mundur që ta sigurojnë modernizmin, për të cilin kishin nevojë për qëllimet e tyre, vetëm nëpërmjet dhunës. Me kolektivizimin dhe industrializimin stalinist, bota e vjetër ruse është shkatërruar, bashkë me vlerat e saj. Pas Revolucionit të Tetorit, Rusia i ka paraprirë në shumë mënyra asaj që do të ndodhte në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Dekonstruktimi ka lulëzuar, bashkë me afirmimin që ish kultura dominuese ruse ishte reaksionare dhe e prapambetur. Kisha është larguar nga hapësira publike. Grave u janë njohur të drejta të plota. Megjithatë, në ndryshim nga Europa, në Bashkimin Sovjetik shoqërisë i është imponuar një ideologji dukshëm e përcaktuar. Vlerat tradicionale janë zëvendësuar nga vlera të re, por që vetëm pak i kanë marrë seriozisht. Ideologjia komuniste ka arritur ta bashkojë shoqërinë vetëm për një kohë të shkurtër dhe në mënyrë sipërfaqësore, por më pas është shkatërruar gjatë periudhës së perestrojkës dhe në vitet ‘90.

Pas këtij «dekonstruktimi» të dytë, shoqëria ruse është gjetur shpirtërisht përballlë humnerës. Kështu mund të shpjegohet paradoksi aktual: fakti që Rusia është në afër me Europën pasmoderne nga sa nuk ka qenë asnjëherë më parë dhe sigurisht shumë më europiane se përpara revolucionit të 1917. Dy «dekonstruktime» në një shekull kanë qenë të mjaftueshme për ta çmontuar bindjen se mund të ekzistojë një ideologji e «vërtetë» në shoqërinë ruse. Të gjitha autoritetet janë zhdukur. Në vendin e tyre janë ndërfutur egoizmi dhe keqardhja për veten, deri në shkallë më të madhe se vetërealizimi. Shoqëria ka rrezikuar që të shembet. Pasojat imediate e një humbje të tillë totale vlerash kanë qenë kriza e rëndë ekonomike dhe shitja me çmim të ulët e pasurive shtetërore pak aristokratëve, që janë vetëdeklaruar «elita e re», duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre më shumë në New York apo në Londër sesa në vendlindjen e tyre. Pas rënies së ideologjisë komuniste, që ka qenë një tetativë për të zëvendësuar artificialisht në shoqërinë moderne mungesën e kuptimit, Rusia ka mbetur pas asnjë ide drejtuese. Karakteristika e pasmodernes, domethënë mungesa e një sistemi koherent vlerash dhe besimi, është bërë realitet. Pasojat kanë qenë një etikë hedonistike e vetërealizimit të pakufizuar dhe ushtrimi i fesë në lirinë personale.

Nga orientimi properëndimor tek vlerat tradicionale

Qysh në vitet ’90 janë bërë tentativa për ta ndaluar një proces të tillë. Por as Kisha Ortodokse, as lëvizjet nacionaliste patriotike nuk kanë qenë energjike sa duhet. Ama kanë krijuar në vend atë atmosferë që ka çuar në 2003 – 2004 në rizgjedhjen e Putinit dhe në fitoren e partisë «Rusia e Bashkuar», që është paraqitur parti patriotike dhe tradicionale. Falë saj, pasi Presidenti Putin ka siguruar një mbështetje të fortë edhe në Parlament, në politikë është asistuar në një kthesë nga orientimi properëndimor tek vlerat tradicionale. Kjo nuk ka qenë vetëm rezultat tensionesh politike me Perëndimin, por sidomos vendimi i vetëdijshëm për të krijuar një ideologji të re shtetërore, e bazuar me shumë mbi patriotizmin sesa mbi lirinë individuale, mbi liberalizmin dhe mbi patriotizmin. Kjo idelogji e re shtetërore jeton me patriotizëm dhe më «vlera tradicionale», të përfaqësuar edhe nga Kisha Ortodokse. Por ka arritur të përshkojë vetëm pjesërisht shoqërinë. Aktualisht Kisha gëzon një besim të madh: sipas një sondazhi të Levada Center të vitit 2016, 60% e të anketuarve kanë pranuar se politika e shtetit është e influencuar nga Kisha dhe vetëm 31% ka deklaruar se jeton në një shtet laik.

Megjithatë, kjo bindje mbetet vetëm teorike, kur bëhet fjalë për vendime që njerëzit duhet të marrin për jetët e tyre. Sesa është e dobët influenca e Kishës, kjo mund të konstatohet për sa i përket çështjes së abortit. Kisha Ortodokse orvatet ta pengojë që një gjë e tillë të paguhet nga paraja publike, por këto tentativa janë refuzuar nga Parlamenti. Ministria e Shëndetësisë ka pohuar se sikur shteti ta ndalonte rimbursimin e shpenzimeve të aborteve, atëhere kjo do të çonte në diskriminime. Njëkohësisht, qeveri po kërkon – më kot – që ta rrisë koeficentin e lindshmërisë me subvencion ekononomi, me zgjerimin e asistencës ndaj fëmijërisë e kështu me radhë, por nuk do t’i kufizojë abortet: në vitin 2017 janë kryer 648000 të tillë. Familja është ende shumë e dobët; numri i divorceve është i madh: në 2017, përkundrejt 1 milion martesave kanë ndodhur 600000 divorce. Korrupsioni galopant është edhe shenjë e faktit që, pavarësisht retorikës, shumë qytetarë i konsiderojnë interesat e tyre shumë më të rëndësishme sesa ato të shtetit e të popullit. E njëjta gjë vlen edhe për konsumizmin – makina luksoze, pushime të kushtueshme në vende ekzotike etj. – që është shprehje indvidualizmi më shumë sesa kolektivizmi dhe solidariteti me qytetarët e shumtë më pak të pasur.

Rusia i reziston influencës kulturore të Perëndimit pasmodern dhe ia refuzon vlerat jo sepse është shumë ndryshe nga Perëndimi. Përkundrazi, në shumë aspekte është shumë më e ngjashme me Perëndimin modern nga sa do të dëshironin elitat politike dhe fetare ruse. Por, siç e kemi thënë tashmë, vendi ka ndjekur këtë proces nga paramodernia tek shpërbërja «pasmoderne» dhe në individualizimin e shoqërisë në mënyrë të ndryshme nga Perëndimi. Vendi nuk e ka mirëpritur krejtësisht modernen dhe disa shtresa të asaj që ishte akoma një shoqëri arkaike janë detyruar që të pranojnë atë që soot quhet «pasmoderne»: fillimisht në mënyrë të dhunshme nga bolshevikët dhe më pas, në periudhën e perestrojkës, nga të fuqishmit që donin ta riplazmonin vendin sipas modelit perëndiimor. Glasnosti nuk ka qenë gjë tjetër veçse pasmodernizmi socialist, deskonstruktimi i socializmit realisht ekzistues. Individualizmi dhe humbja e identitetit janë verifikuar në Rusi në mënyrë shumë më dramatike sesa në Perëndim. Në fundin e shekullit të kaluar Rusia është gjendur përballë katastrofës dhe vetëm instinkti i vetëruajtjes e ka penguar që të hedhë hapin e fundit drejt humnerës. Atëhere është kërkuuar që të ndalohet procesi dhe të rivendosen vleara e struktura të vjetra, si familja, feja, Kisha dhe solidariteti social.

Ja pse Rusia është alergjike ndaj çfarëdolloj tentative për të promovuar «vlerat pasmoderne». Lidhur me problemin e homoseksualitetit, shikohet në kontrastin, midis së drejtës të Kishës për të përcaktuar, të paktën në hapësirën e vet, sesi duhet sjellë (shiko rastin e «Pussy Riot»), dhe sovranitetit të shtetit, që refuzon tentativa për t’i vënë nën influencë struktura mbishtetërore. Kujtimi i Bashkimit Sovjetik, që e ka katandisur Rusinë në një «territor», njëlloj me republikat e tjera sovjetike, është ende tejet i gjallë (Federata Ruse ka qenë e vetmja nga republikat e Bashkimit Sovjetik që nuk ka pasur një parti komuniste të sajën, gjë që në atë kohë nënkuptonte të mos kishe një qeveri të veten).

Reagimi aktual i rusëve është një tentativë për ta gjetur identitetin e tyre dhe ta mbrojnë. «Shpërbërja e identiteteve kolektive, siç kërkon të bëjë pasmodernizmi, është refuzuar nga Rusia, e cila ka kultivuar të patën disa nga identitete të tilla. Për shembull, atë kombëtar, me paradën ushtarake, e cila zhvillohet çdo vit më 9 maj në Sheshin e Kuq. Edhe identiteti kolektiv i përkatësisë tek Kisha luan sot një rol të rëndësishëm në Rusi dhe mbështetet publikisht. Më shumë se mbi të drejtat individuale, sot politika kulturore ruse bazohet mbi ato të familjes, duke u sforcuar kështu të tejkalojë edhe problemet demografike të vendit.

Së fundi, Rusia kërkon që t’i qëndrojë pasurisë së saj kulturore të shekullit të XIX. Arti, letërsia dhe filozofia luajnë në jetën publike një rol shumë më domethënës në Rusi sesa në shtetet e Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuar. Në të kundërt, në universitetet ruse kurset lidhur me tema pasmoderne – si për shembull mbi studimet e gjinisë – janë praktikisht inekzistentë». E gjitha kjo është rezultati i një politike shtetërore të mbështetur nga pjesa më e madhe e popullsisë, e cila kërkon të tejkalojë pasojat e dy «dekonstruktimeve» të shekullit të XX. Është një politikë e vetëdijshme, por a do t’ia arrijë në qëllimin e saj? Kjo është një pyetje e hapur. Për sa i përket raporteve të Rusisë me vendet e Europës Lindore, mund të pranohet një afërsi e caktuar shpirtrore midis tyre, e cila bazohet mbi faktin sesi Europa Lindore, ashtu edhe Rusia, duhet të përpunojnë trashëgiminë e «dekonstruktimit» komunist, që ka kërkuar të shkatërrojë shooqëritë e  tyre tradicionale.

Konkluzione

Perspektiva që kemi paraqitur lidhur me zhvillimin e Rusisë natyrisht që mund të vihet në diskutim: mos është vallë artificiale dhe e ekzagjeruar të kërkohet të shpjegohet ajo që po ndodh në Rusi me koncepte – «pasmodern» apo «dekonstruktim» – që vjnë nga Perëndimi dhe që mund t’i aplikohen Perëndimit? Ka mundësi. Por njëkohësisht nuk mund të mohohet se i gjithë procesi evolutiv i Rusisë, duke filluar nga koha e Pjetrit të Madh, është karakterizuar nga fakti që ka ndryshuar ide perëndimore. Një proces i tillë ka qenë me hope, i brishtë dhe i ardhur nga lart, nga elita që janë frymëzuar nga idetë perëndimore, përfshi bolshevikët dhe Gorbaciov. Këto tentativa modernizimi, ashtu si strukturat dhe idetë të cilave në fakt ju nënshtrua  shoqëria tradicionale ruse, kanë çuar në pasojat që kemi përshkruar. Duke mos e integruar pasurinë e ideve perëndimore, Rusia ka jetuar në mënyrë të sforcuar nën influencën e Perëndimit, me të gjitha pasojat që kanë buruar prej kësaj.

Politika e sotme ruse është një reagim ndaj gjithë kësaj dhe pasqyron edhe shqyerjen e shoqërisë ruse gjatë rrjedhës së historisë. «Modernizimi i Rusisë nuk ka ndodhur si një proces që ka prekur të gjithë shoqërinë, si në Perëndim, por si një alternim periudhash të zgjatuarastabiliteti dhe shtytjesh të shkurtra ndaj modernizimit që nuk paraqiten si zhvillime natyrale, evolutive, por si prishje radikale dhe revolucionare». Dhe nëse sot elita ruse në qeveri nxjerr në pah diferencat me Perëndimin, me qëllim ruajtjen e pushtetit, ky rivendikim i «rrugëtimit special» të Rusisë si një lloj reagimi kundra tregon vetëm sesa fort e ka pësuar dhe vazhdon ta pësojë vendi influencën kulturore të Perëndimit.

Komunizmi ka marrë dhe ka transformuar shumë ide që ekzistonin tashmë në Rusi përpara Revolucionit të Tetorit – konceptin e një perandorie të fuqishme, kolektivitetin, nacionalizmin – dhe i ka ripropozuar duke përdorur ide të reja, moderne, të ndryshuara nga jashtë. Tani Rusia kërkon që të mbesë e lidhur pas traditës së saj dhe nga trashëgimia sovjetike ruan vetëm atë që korrespondon me traditën e lashtë ruse. Predominimi i politikës ndaj ekonomisë, ai i shtetit ndaj shoqërisë dhe ai i vullnetit politik ndaj interesave ekonomike mund të lidhen me këtë trashëgimi më shumë sesa me influencën perëndimore. Por kjo preferohet të fshihet. Njëkohësisht, nuk mund të mohohet se Rusia ka shumë gjëra të përbashkëta me Perëndimin: krizën e familjes, krizën demografike, krizën e vlerave dhe të besimit fetar. Në ndryshim nga ato më liberale të Perëndimit, tentativa e elitës ruse për ta tejkaluar një krizë të tillë me forcimin e «vlerave tradicionale» të familjes, së fesë dhe të patriotizmit bën që vendi të paraqitet si një lloj kontrasti ndaj sistemit modern të vlerave të Perëndimit. Dhe një gjë e tillë duhet marrë në konsideratë nëqoftëse dëshirohen të kuptohen kontradiktat në vetë Rusinë dhe në raportet e saj me Perëndimin.

(Vladimir Pachkov për La Civiltà Cattolica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA