Kur gjeneral Hashashi bëhet ministër Rendi, kanabisi bëhet kalli misri!

53

Ish-Kryeministri Sali Berisha është treguar sot më sarkastik se asnjëherë tjetër ndaj të ashtuquajturit operacion kundër kanabisit në vend, në të cilin qeveria ka përfshirë mijëra policë.

“Kur gjeneral Hashashi bëhet ministër rendi, kanabisi bëhet kalli misri!” – Kësisoj e ka titulluar shënimin e tij ironik në Fb, Berisha, së pari ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që vijon si më poshtë:

“Përfundoi me sukses të madh narkofarsa e Policisë kundër kanabisit!

1600 forca të narkopolicisë zbulojnë vetëm 133 bimë kanabisi, miliona të tjera ishin kallinj misri!

Pas deklaratës së prokurorit të Antimafias, Gratieri, se një e treta e siperfaqes së Shqipërisë sipas filmimeve nga ajri të Guardia di Finanzia, kupola e narkoshtetit me në krye, kreun e meduzës dhe gjeneral Hashashin etj, u hodhën në sulm kundër, sipas tyre, mashtrimeve të autoriteteve italiane.

Për të hedhur poshtë nga terreni, deklaratat e Prokurorisë Antimafia, kreu i meduzës dhe gjeneral Hashashi urdhëruan badiguardin e Eskobarit të Ballkanit, fake operacionin gjigand kundër kanabisit me 1600 forca Policie të llojit të operacioneve të vitit 2016.

Rezultati ishte mahnitës. Pas disa ditë kërkimesh intensive në male, gërxhe, pyje, lugina, lumenj, prroje të vendit, u gjetën vetëm 188 rrënjë pothuaj të ngordhura hashashi.

Kishte ndodhur mrekullia shqiptare! Zoti e do Shqipërinë!

Miliona e miliona bimë kanabisi ishin shndërruar brenda nate në Kallinj Misri!
Por mbajeni mend, mrekulli të tilla mund të ndodhin vetëm në narkoshtetin e vetëm të Europës, çka tregon qartë o miq, se italianët e hanë sapunin për djathë!(Hahaha)”