KLSH konstaton skandalin e madh: Si AKU i pagoi 3.3 miliardë lekë kompanisë pa ndjekur gjyqin

121

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka paguar në mënyrë të shpejtë rreth 3.3 mld lekë kompanisë Milky shpk, ish-Primalat, e cila sipas ekstraktit të QKB ka si administratorë, ortakët A.N dhe E.G.

Pagesa e AKU ndaj kompanisë në fjalë erdhi pasi ajo fitoi gjyqet lidhur me çështjen e vitit 2013 ndaj qumështit Primalat, për të cilin u tha se kishte përmbajtje të lartë aflatoksine dhe për rrjedhojë çoi në falimentimin e kompanisë.

Por referuar një raporti të KLSH-së, citon Alertneës.al, AKU nuk e ka ndjekur çështjen në gjykatë, duke mos pasur mundësi për t’u mbrojtur. Alertneës.al, shkruan se megjithëse AKU shleu detyrimet e saj dhe përfudoi auditimi i KLSH, Kontrolli i Lartë i Shtetit, e sheh si të dyshimtë mosmarrjen pjesë në seancat gjyqësore nga AKU.

Duket se kjo situatë e ka detyruar KLSH-në që të njoftojë Prokurorinë për këtë çështje. Megjithëse ende nuk dihet nëse ka nisur ndonjë hetim apo jo, KLSH ka vënë në dijeni Prokurorinë për dyshimet e saj, për një aferë të mundshme korruptive.