Kandidati i Ramës në Shkodër nuk pranon të flasë pse është non grata në Itali, reagon Spahia

107

Ish-deputeti i PD, Bardha Spahia i është përgjigjur kandaiatit të Ramës për Bashkinë e Shkodrës. Në një postim në Facebook Spahia shkruan se,  nëse Valdrin Pjetri nuk ndjen detyrim t’i shpjegojë 5 përqindëshit që e votoi se pse është non grata në Itali, atëhere situata është shumë më e rëndë.

Postimi i Bardh Spahisë

PER TE QESHUR E PER TE QARE
Ne vend te Prokurorise reagon Valdrin Pjetri! Rilindja nuk zhgenjen se te gjithe personazheve u jep te njejtin skenar! Edhe Elvis Roshi, edhe Vangjush Dako…te gjithe flisnin ne vend te prokurorise! Valdrini madje edhe i tregon se si duhet te hetohet “jo bazuar ne indicje”.

Ne vend qe te thirret e te pyetet per akuzen publike tashme, i perzgjedhuri i Rames, po i jep leksione hetimi Arta Markut! Ne fakt te tilla ka marre qekur u emerua PPP. Te shohim nese do pranoje leksionin e rradhes, apo do kujtohet se edhe duhet te beje detyren ndonjehere!

Nese Valdrini nuk ndjen detyrim t’i shpjegoje 5% qe e votoi, se pse u shpall non grata nga Italia per nje dekade, atehere situata eshte me rende! Ti mund te kesh shpresa se Arta Marku mund te te shpetoje duke shkelur ligjin, por sado para te kesh bere para debimit, sado para te kesh bere si drejtor i Rames ne hipoteke, e kaluara nuk blihet dot!
#IShantazhueshem#FiksPerRilindjen
#TurpPerShkodren