Hajduti i votave që doli në përgjimet e Bild emërohet nga Rama kryetar i Këshillit Bashkiak në Durrës

231

Rama po shpërbeln të gjithë ata që janë në përgjimet e Bild për vjedhjen e votave. Të gjithë personazhet, zyrtarë dhe politikanë që dalin në përgjimet skandaloze të gazetës më të madhe në Europë, ‘Bild’, (dosja 339) të cilët janë kapur duke biseduar për shitje blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017 dhe në ato lokalet në Dibër, jo vetëm që nuk janë penalizuar por vazhdojnë detyrat e tyre.

Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, shefat e policisë në Dibër dhe zyrtarë të tjerë në këtë qytet dhe në Durrës, jo vetëm që vazhdojnë detyrat e tyre politike brenda Rilindjes, por edhe ato në administratë. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me një personazh, mik i Vangjush Dakos dhe i klanit kriminal Avylaj, i cili është zgjedhur ditën e djeshme, kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Ani Dyrmishi nën bekimin e vetë Dakos dhe Elisa Spiroplait që ishin të pranishëm në betimin e këtij këshilli ditën e djeshme është zgjedhur nga këshilltarët e majtë, si kryetar i ‘qeverisë’ së qytetit bregdetarë. Por Dyrmishi është një emër i njohur, jo vetëm në Durrës, por edhe në gjithë Shqipërinë dhe pas publikimeve të ‘Bild’, edhe për miliona lexuesit e kësaj media.

Ai ka qenë drejtor i hipotekës, hekurudhës dhe disa institucioneve të tjera në Durrës por u shkarkua fillimisht pas zgjedhjeve të 2017-së, si një nga pjesëtarët e të ashtuquajturës ‘lista e zezë e Edi Ramë’, derisa u rikthye si i kapur në masakrën zgjedhore të vitit 2017.

Përveçse i akuzuar për abuzime të rënda me detyrën, fakti më skandaloz është se, Ani Dyrmishi, deli edhe në përgjimet e klanit kriminal të Avdylajve. Në një komunikim që Astrit Avdylaj kishte me Vangjush Dakon, Astriti i thotë se ishte me Anin te hipoteka, duke nënkuptuar Ani Dyrmishin që në atë kohë ishte drejtor i hipotekës. ‘Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takojë një çik drejtorin apo…..?’, shprehej Astrit Avdylaj.

Përgjimi i plotë mes Dakos dhe Astrit Avdylajt, ku përmendet edhe Ani Dyrmishi

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur.

Vangjush Dako: Ça bone?

Astrit Avdylaj: Ça bëhet?

Vangjush Dako: Mirë, mirë.

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…?

Vangjush Dako: Dëgjo.

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje.

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lëmë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takojë një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me m’u drejtpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai.