Fitimet marramendëse të Leicester City nga shitjet e lojtarëve

89

Pas lajmeve se një marrëveshje është rënë dakord me Manchester Unitedin për Harry Maguire, fitimi që do të bëjë Leicester City në shitjen e tij është shumë i madh. Maguire nënshkroi për Leicesterin në vitin 2017 nga Hull City për një çmim prej 12 milionësh, i cili shkonte deri në 17 milionë me bonuse.

Tani sipas mediave angleze mbrojtësi është vendosur të largohet nga King Power Stadium për 85 milionë funte dhe ky është një fitim prej 68 milionë funtesh nga Leicesteri. Kjo nuk është hera e parë që Leicesteri ka bërë fitime të mëdha parash nga shitet e tyre, pasi ashtu ndodhi edhe me Danny Drinkwater dhe N’Golo Kante.

Kur Leicesteri fitoi Ligën Premier në vitin 2016, dyshja shkëlqeu duke plotësuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur dhe i kushtuan Dhelprave vetëm 6.5 milionë së bashku. Drinkwater u bashkua nga Manchester Unitedi në vitin 2012 për 850 mijë funte, ndërsa Kante u nënshkrua nga Caen për 5.6 milion në vitin 2015.

Disa vite më vonë, anglezi u shit tek Chelsea për 32 milion funte, ndërsa francezi 35 milionë funte. Lojtari i fundit që ka sjell fitime të mëdha është Riyhad Mahrez, i cili kaloi katër vjet në Leicester pas bashkimit në janar të 2014 për 450 mijë funte nga Le Havre.

Ai iu bashkua Manchester Cityt verën e kaluar për 60 milionë funte dhe pavarësisht një sezoni të përzier përfundoi me tre trofe vendor, si dhe fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në verë.