Disa përkufizime mbi kriminalizimin e shoqërisë dhe qeverisja e Krimit të Organizuar

70

Nga Erl KODRA

Shoqëria jonë vuan nga shumë sëmundje, por ajo me prognozën më fatale është “shkatërrimi i aftësive bazë të funksionimit”. Me fjalë të tjera, në shoqërinë shqiptare është dëmtuar përfundimisht aftësia e njerëzve për të ndërtuar një jetë normale. Ka shumë shkaqe objektive pse shoqëria jonë ka arritur deri këtu, ku më kryesorja është politika, sidomos “politika e kriminalizimit masiv” të shoqërisë që është ndjekur këto gjashtë vitet e fundit nga Edi Rama.

Le të shohim në thellësi të asaj çfarë ndodhë përgjatë jetës së zakonshme, në përditshmërinë e çdo familje, në aftësinë dhe mundësinë që kanë qytetarët për të ndërtuar jetët e tyre me normalitet dhe dinjitet. Për këtë mjafton të shohë secili prej jush gjendjen e tij familjare, domethënë, t’ia përshkruaj me vertetësi vetvetes hallet e përditshme, aftësitë e tij për të përmbushur objektiva minimalë jetësor për familjen. Zorë se gjenë një në njëqind njerëz që nuk ka halle ekzistenciale, të tilla siç janë shpenzimet mujore, nevojat për ushqim cilësorë dhe sasiorë, nevojat për strehim adekuat, ilaçe dhe veshje, si dhe nevoja të tjera për ambicie pak më të larta se sa mbijetesa.

Përndryshe, në çdo përpjekje për të përmbushur objektiva të tillë krejt natyral për një qenie njerëzore, në kushtet aktuale politike dhe ekonomike të Shqipërisë, gjendesh përballë pamundësisë absolute.

Në këto rrethana, është shumë e vështirë të ndërtosh të ardhme, domethënë, të bësh një jetë dinjitoze dhe pa frikë vetëm me një punë të zakonshme, ashtu siç mund të bësh një jetë të tillë në çdo vend të Europës. Po ashtu, nëse përpiqesh të bëhesh një sipërmarrës duhet të përmbushësh edhe njëqind “detyrime” të pashkruara kurrkund në ligjet e shtetit. Çdo zyrtarë i shtetit është një skifter që do pjesën e tij nga tavolina jote, ashtu siç çdo nënpunës i shtetit paguan pjesën e tij tek shefi më lartë; e kështu në rradhë, derisa taksa e jetës bëhet e papërballueshme. Këto janë rrethana që e vrasin çdo insiativë normale të aktivitetit ekonomik, duke i lënë hapësirë të mbijetojë vetëm ajo pjesë që përmbushë këto “detyrime”, mes të tjerash, biznese që financohen nga burime të paligjshme.

Unë do të isha i befasuar nëse ndokush nga ju mund të pretendojë se i përmbushë nevojat e tij jetësore me një rrogë 30.000 lek në muaj, qoftë edhe 50 apo 60 mijë lek. Askush, asnjë përbe. Po si mbijetohet në këto rrethana të pamundura aritmetike?

Përgjigja është e thjeshtë: shqiptarët jetojnë nga dhe nën paligjshmëri. Me mungesa të jashtëzakonshme në proteina, me mungesa në veshje dhe ilaçe; qyetarët shqiptar shtyjnë të përditshmen, domethënë, ata sigurojnë bukën për sot, por për të nesërmen nuk kanë asnjë garanci se do ta kenë ndonjë kafshatë në tryezën e tyre. Në këto rrethana, dy janë zgjidhjet që qytetarët kanë zgjedhur instinktivisht: kriminalizimin masiv dhe emigrimin masiv.

Kriminalizimi masiv është kthyer në një rrugë, në një mënyrë jetese për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve. Të rinjtë që gjenden para të vetmes alternative serioze për të fituar para nëpërmjet kriminalizimit, me siguri që do të marrin atë rrugë. Ambienti, kontaktet, rrugët, lëvizja, biznesi, tregëtia, financat dhe suksesi në përgjithësi, dukshëm është i dominuar nga njerëz të kriminalizuar. Referencat janë të tilla, sa në shumicën e herëve, ai që zotëron pasuri, vila, makina dhe biznese është i kriminalizuar. Ndërsa pjesa e bizneseve të ndershme vetëm paguan, paguan, paguan haraçe pa fund, derisa një ditë të bukur do të jape shpirtë përfundimisht. Në këtë rast, këta të falimentuar nga sistemi i ngritur, ose do të kriminalizohen edhe ata, ose do të bëhen emigrant në ndonjë vend të Bashkimit Europian.

Sipas disa informacioneve të dorës së parë, shqiptarët në Gjermani ndahen në tre kategori:
a) emigrantë ekonomikë, profesionistë të fushave të ndryshme

b) emigrantë (edhe azilantë) që kanë emigruar për arsye ekonomike, por që janë të kriminalizuar, ose kandidatë për t’u kthyer në kriminelë, që merren kryesisht me trafiqe të vogla dhe shpërndarje droge,

c) mafiozë të nivelit të lartë, që kanë kapur majat e krimit të organizuar ndërkombëtarë

Kategoria e tretë janë ata që po e shkatërrojnë të ardhmen e vendit, të ardhmen e rinisë shqiptare dhe të kombit në përgjithësi. Në të vertetë, kjo kategori komandon qeverinë shqiptare, ose e thënë ndryshe, qeveria e Kryeministrit Edi Rama në fakt është qeveria e Krimit të Organizuar Shqiptar.