Denoncimi i fortë i Bashës: Rama inauguroi hotelin e drogës të vëllait të Valdrin Pjetrit

132

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi sot një tjetër skandal të lidhjeve të forta të Ramës me klanin e drogës së Valdrin Pjetrit. Basha deklaroi se ishte pikërisht Rama që inaugroi hotelin e drogës së vëllait të Valdrin Pjetrit në Tiranë. Basha tha se përcatimi i Valdrin Pjetrit si kryebashkiak në Shkodër ka pasur si qëllim kontrollin e të gjithë rrugëve të drogës në Ballkan që kalojnë nga qyteti i Shkodrës.

Pjesë nga deklarata e Bashës
Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte tTë bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës. Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin.

Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit. Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush isht edhe vëllai i tij, duke inaugurar hotelin e drogës.

Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit e cila kalon përmes Shkodrës për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë. Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër.

Edi Rama duhet të ikë. Mbijetesa e tij politike lidhet me krimin. Unë e di që problemi kryesor që ndjejnë shqiptarët është ekonomia, varfëria, papunësia, të cilat godasin direkt jetët e shqiptarëve. Shqipëria ka shumë mundësi për të gjithë. Shqipëria ka mundësi të mos ketë papunësi, të mos ketë varfëri, por kjo gjë kërkon që qeveria të punojë për njerëzit, që ekonomia të ofrojë mundësi për të gjithë.

Kjo nuk mund të arrihet me një politikë të kapur nga krimi dhe nga një grusht oligarkësh. o Një qeveri e pakicës punon për pasurimin e pakicës. Një qeveri që vjen në pushtet nga krimi dhe mbahet në pushtet nga krimi do t’i shërbejë krimit. o Një qeveri që vjen në pushtet me paratë dhe mbështetjen e oligarkëve, do t’u shërbejë oligarkëve

Shikoni bumin e ndërtimit në Tiranë. Shikoni kocnesionet kriminale me kosto të fryra në mënyrë marramëndëse. Janë të gjitha shërbimi dhe favoret që Edi Rama u bën krimit dhe oligarkëve. Ato janë varfërim i shqiptarëve të thjeshtë. Edi Rama nuk i ka shërbyer kurrë popullit dhe nuk do t’i shërbejë kurrë popullit.

Ai është kryeminsitri i krimit, kyeministri i oligarkëve dhe do jetë i tillë deri në ditën e fundit që do të jetë në pushtet. Vetëm një qeveri qe vjen me votën e lirë të njerëzve, të popullit, punon për popullin Ndaj përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohet, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm.

Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë. Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen përpjekje titanike për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit. Por rrugë tjetër nuk ka. Pastrimi i sistemit tonë politik, largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.