Çmenduria e radhës! Rama kërkon Shkodrën pa zgjedhje! Ja dokumenti

142

Edhe pse Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen, Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak. Sipas dokumentit të postuar, mbledhja synon ligjërimin e këtij këshilli të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime bejne me dije se mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja, do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Sipas dokumentit, me firmen e prefektit, ne piken tre te tij theksohet se ne mbledhje do te behet edhe “Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër”.

Nderkohe qe ne kushtet e doreheqjes se Pjetrit, mesohet se ka nje skenar sipas te cilit PS-ja te marre bashkine e Shkodres pa e cuar me pare ate ne zgjedhje.

Konkretisht fjala eshte te behet emërimi nga këshilli i ri i një nënkryetari që do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të dorëhequr.

Nderkohe qe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton rastet, se kur mund të komandohet një nënkryetar në pozitat e kryetarit te bashkise.

Sipas Nenit 61, “kur kryetarit të bashkisë i mbaron mandati përpara kohe, për çfarëdo lloj arsye, vendin e tij, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri, e zë një nga nënkryetarët:

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.”

Ligjerisht, komandimi mund të bëhet vetëm kur mandati mbaron “para kohe”. Kjo do të thotë; vetëm kur kryetari i bashkisë ndërron jetë, dorëhiqet apo pushohet pa plotësuar mandatin 4 vjeçar të përcaktuar nga ligji. /Panorama/