Tufa jep alarmin: Po na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës

187

Partia Socialiste do të ndryshojë nesër ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kreu i këtij institucioni, Agron Tufa ku thekson në mesazhin e tij se ligji do ndryshojë vetëm dy nene, që sipas tij, do detyrojnë anëtarët e këtij Instituti të pajisjen me çertifikatë sigurie.

Sipas tij, në rast se nuk merr çertifikontë, atëherë personat do largohen nga puna.

Por për Tufën është e qartë se kush janë personat që nuk do e marrin këtë certifikate dhe kjo sipas tij është me porosi.

“Të nderuar gazetarë të vërtetë, Nëse ju intereson farsa e radhës,

Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë: Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010  “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”

Relatore znj. Klotilda Bushka. Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhës se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certifikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën.

Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve operativë të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës.

Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme!

Kërkojmë mbështetjen tuaj!”, thekson Tufa.