Tmerr në Durrës! Përdhunohet 8 vjeçarja në shkollë, policia e fshehu për 3 javë

109

Një ngjarje tmerri ka ndodhur në një shkollë në Durrës. 5 djemë, adoleshentë, kanë lidhur një vajzë vetëm 8 vjeçe në shkollën ‘Myslim Hida’ në Durrës dhe e kanë përdhunuar disa herë.

Rreth pesë ose gjashtë djem në zonën e Arapajve kanë përdhunuar 8-vjeçaren në grup.

Ngjarja është regjistruar rreth tre javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’.

Djemtë janë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç, banorë të zonës së Arapaj. Edhe vajza minorene është banore e po të njëjtës zonë.

Djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Por skandali bëhet edhe më i madh pasi policia që drejtohet nga Sandër Lleshi e ka mbajtur të fshehur këtë krim horror prej më shumë se 3 javësh edhe pse vetë ka nisur hetimet që kur është raportuar ngjarja.