S’pranoi farsën, kërcënohet me jetë kreu i KQZ-së dhe familja e tij

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri së bashku me familjen e tij janë kërcënuar me jetë. Kjo ka ndodhur një ditë pasi në KQZ ka patur përplasje në lidhje me hapjen e kutive të 30 qershorit.

Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit. Arsyet e këtyre kërcënimeve mendohet të jenë qëndrimet që Zguri ka mbajtur ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit.